Imer Xhemail Lladrovci: Mirënjohje post mortore për Gjeneral Major Tahir Sinanin nga Instituti i Kujtesës Kombëtare Shqiptare në Stuttgart

Instituti i Kujtesës Kombëtare Shqiptare në Stuttgart ka ndarë Mirënjohje post mortore për Gjeneral Major Tahir Sinanin, në nderim të veprës dhe rolit të tij në luftërat çlirimtare shqiptare. Vlerësimi është dhënë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe të dokumentuar në tri luftërat çlirimtare, si dhe për angazhimin e palëkundur në shërbim të lirisë, sovranitetit dhe çështjes kombëtare. Në motivacionin e mirënjohjes theksohet roli i tij si figurë e përkushtuar dhe udhëheqës ushtarak, që la gjurmë të rëndësishme në përpjekjet për çlirimin dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare. Kjo Mirënjohje vjen si pjesë e nismave për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike dhe të figurave kyçe të rezistencës dhe lirisë kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesja e “Liria ka Emër” pritet në Deçan nga Kryetari Bashkim Ramosaj, mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesja e “Liria ka Emër” pritet në Deçan nga Kryetari Bashkim Ramosaj, mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesja e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha, ka qëndruar sot në Komunën e Deçanit, …