Imri Zabeli: Ndihma e parë psikologjike dhe panika në palestren "Leonik Tomeu" në Durrës

Imri Zabeli: Qershia e lulëzuar në mes të malit, e ka një histori!

Ne ofenziven e parë te vitit 1999, akoma nuk kisha mbushë 16 vjet, pata kalu diten e parë me te gjatë te jetes time, i strukur nën shkurret e malit, qe nga mengjesi deri sa ra terri, i rrethuar nga ushtria serbe.
Pa aguar dita, nje grup prej 4 vetash, u vendosëm ne mes të nje kodre me shkurre ne malet mes fshatit Rezallë dhe Tushilë, me i riu isha une, i vetmi isha qe njihja ato male, tre te tjeret ishin mysafir.

Dita më e gjatë filloj, rreth ores 8 te mengjesit, pas shumë gjuajtjesh dhe bombardimeve, siper nesh 50 metra, u vendosen ushtaret serb, poashtu posht kodrës mbërriten këmbësoria serbe, ne, mbetem ne mes. Duke qene se ishim në mes te dy njesive te ushtrisë serbe, rrezikonim ne çdo moment te zbuloheshim nga këmbësoria, por nga gjuajtjet ne distanc ishim te mbrojtur, ngase ashtu do vriteshin ushtaret serb ne mes vete.

Atë dite një orë nuk kishte 60 minuta, sensi i kohes kishte ndryshuar, e shikoja djellin, oh sa ngadal levizte, veç komunikimit me sy, mes grupit asnje fjal nuk e kemi fole. Me kujtohet sa te rrezikuar kemi qenë nga nje qen me lara, i cili vinte nga ushtarët serb qe ishin posht kodres afer perrojt ( afersisht 100 metra larg nesh), dhe na ofrohej neve deri 10 metra, na shikonte dhe lehte her pas here, por per fatin tone nuk turrej aq qe te bente me kuptu qe ka hetuar diçka.

Gjithe diten e kemi kaluar ne 10 m2, veç shikimeve dhe gjesteve, asnje ze se kemi nxjerrë. Dy pjestar te grupit ishin vëllezër, tezak te mijë, nga ne gjithësej vetem 2 veta e kishin te mbaruar sherbimin ushtarak. O Zot sa stabil kemi qenë…, aty mjaftonte nje kollitje, shkarravinë, a nje veprim i pa kontrolluar dhe gjithçka do merrte fund. Pas shumë e shumë gjuajtje, filloj nje qetësi, serbet ndërruan taktiken, filluan te bëheshin sikur jan terhequr, dhe filluan te thirrnin emra shqiptar, te thonin, hajdeni sa kan shku…. Duke qenë se siper nesh kishte makineri ushtarake, tanke etj, ne e dinim se per tu terhjekur duhet behet shumë zhurmë e makinerive ushtarake, ajo nuk kishte ndodhur.

Ushtarët serb siper neve filluan te zbresin duke folë dhe thirrë shqip, te tjeret ushtar posht kodres iu përgjigjeshin thirrjeve poashtu. Ne krahun ton te majt ishte nje rrugë, duke qene se ishim vendosur naten nuk e dinim sa larg rruges ishim te vendosur, por fatkeqësisht nuk ishim larguar aq. Ne atë qetësi armesh dhe thirrje te ushtareve serb, dikush nga grupi i pa trupat e ushtarëve serb teksa ulëshin ne gjunjë që te shihnin, a ka diçka nën shkurre.

Ata minuta kanë qenë shekull, çfardo levizje e jona do na zbulonte. Ne atë moment kam parë, vëllain e madhe teksa ka perqafuar vëllain e tij te vogel dhe e ka mbajt te shternguar, per ta motivuar…,me pas me ka treguar se i ka thene, mos u shqetëso, me emer te Zotit do shpetojmë. Ashtu ndodhi, Zoti ishte me ne.
Ushtarët serb nuk na vërejtën, dhe ashtu shkuan posht kodrës se malit. Si duket ushtarët serb, nuk dyshoninë më, se aty afer mund ketë njeri. Dhe ashtu, dites më te gjatë po i vinte fundi, serbet pa ra terri, ndezën makineritë dhe u larguan. Ra terri, ne u zgjuam nga aty dhe po zbresim per ne fshatin Tushil, aty ishin mijera popullate civile te strehuar, edhe familja ime, teksa dolem nga mali pamë se qielli mbi Tushil ishte i skuqur, sa zjarret, mijera zjarre te shatoreve dhe shpijav qe po digjeshin.

Ja mesym rrugicave teposhtë malit, per te rënë ne fshatin Tushil, une duke qene se njohsha ato male, ecja i pari. Teksa kemi mbërri tek prrojet ku po shihet ajo qershi e lulëzuar ne foto, hasem ne rroba njerzish dhe çebe ( batanije) ne rrug dhe anash rruges. Kemi kaluar neper to, ishim shume te lodhur, nuk me kujtohet nese kemi pas uji apo buke me vete. Te nesermen kemi kuptu qe jo shumë larg atyre rrobavë dhe qebeve kishte pas disa civil te vrare nga ushtria serbe.  Ndër te vrarët ishte ishte16 vjeçari Gazmend Hajdari, dhe afer ti ishte plagosur rend nipi im, Shaban Shabi Koci -16 vjeç poashtu!

zabeli

Mbërritëm ne fshatin Tushil, asnje njeri nuk ishte, nje njeri shumë larg e shifshim nga drita e zjarrit teksa mundohej te shpetonte diçka nga shtepia qe po i digjej. Ecem rruges per ne fshatin Kopiliq, njerzit qe ishin me mua, atje kishin familjen ne shatora. Ne nuk e dinim nese diku ka ushtar serb. Teksa po ecnin permes zjarreve te shatorave qe po digjeshin, kam verejt nje djal te fshatit tim, Haki Rukolli. Pasi fola me të, e pyetem a ka shki, dhe nese e din çka ka ndodhe me popullatën civile, ngase familja ime ishte e strehuar ne shtepin e dajes Isuf ne Tushil.

Hakiu na tregoj se shki nuk kanë parë te ketë, duket se janë largu, por a ka ne kodra akoma nuk e dijm, ndersa familjet i kan nisë kah Turiqevci. Pas bisedës, kemi vazhduar per Kopiliq, atje ishin familja e tezakeve te mijë, duke ecur, rruges tek përroi i radecit, kemi vërejtje disa njerz teksa dilnin nga perroj dhe flisnin shqip, u ofruam, njeri nga ta tha, ngadal se po i njoh, kishte qen kushëri i lagjes time ushtarë, dhe bashk me atë kanë qenë disa komandant dhe ushtarë te UÇK-s. Na kan pyet a jane largu shkit, i kam tregu qe ne Tushil brënda fshatit nuk ka, ne kodra nuk po dihet dhe se familjet po thonë i kan derguar per Turiqevc.

Ne vazhduam rruge per Kopiliq, ushtria serbe nuk kishte mbrri tek familjet ne Kopiliq – tek Mullini i Males. Mbrritem aty, i gjetëm familjet, te permalluar te lodhur, pas pak llafesh ramë ne gjumë.
Dita më e gjatë mori fund!
……….
Kemi endrru një Kosovë me te mirë, me shpresa dhe deshira te medha. Jo si Kosova qe e kemi sot, ku largimi është bërë zgjidhje e imponuar!
E lus Zotin, Kosova ku po rritet Sara ime, se shpejti te jetë vendi qe duam dhe qe kemi ëndërruar!

Ne ofenziven e parë te vitit 1999, akoma nuk kisha mbushë 16 vjet, pata kalu diten e parë me te gjatë te jetes time, i strukur nën shkurret e malit, qe nga mengjesi deri sa ra terri, i rrethuar nga ushtria serbe. Pa aguar dita, nje grup prej 4 vetash, u vendosëm ne mes të nje kodre me shkurre ne malet mes fshatit Rezallë dhe Tushilë, me i riu isha une, i vetmi isha qe njihja ato male, tre te tjeret ishin mysafir. Dita më e gjatë filloj, rreth ores 8 te mengjesit, pas shumë gjuajtjesh dhe bombardimeve, siper nesh 50 metra, u vendosen ushtaret serb, poashtu posht kodrës mbërriten këmbësoria serbe, ne, mbetem ne mes. Duke qene se ishim në mes te dy njesive te ushtrisë serbe, rrezikonim ne çdo moment te zbuloheshim nga këmbësoria, por nga gjuajtjet ne distanc ishim te mbrojtur, ngase ashtu do vriteshin ushtaret serb ne mes vete. Atë dite një orë nuk kishte 60 minuta, sensi i kohes kishte ndryshuar, e shikoja djellin, oh sa ngadal levizte, veç komunikimit me sy, mes grupit asnje fjal nuk e kemi fole. Me kujtohet sa te rrezikuar kemi qenë nga nje qen me lara, i cili vinte nga ushtarët serb qe ishin posht kodres afer perrojt ( afersisht 100 metra larg nesh), dhe na ofrohej neve deri 10 metra, na shikonte dhe lehte her pas here, por per fatin tone nuk turrej aq qe te bente me kuptu qe ka hetuar diçka. Gjithe diten e kemi kaluar ne 10 m2, veç shikimeve dhe gjesteve, asnje ze se kemi nxjerrë. Dy pjestar te grupit ishin vëllezër, tezak te mijë, nga ne gjithësej vetem 2 veta e kishin te mbaruar sherbimin ushtarak. O Zot sa stabil kemi qenë..., aty mjaftonte nje kollitje, shkarravinë, a nje veprim i pa kontrolluar dhe gjithçka do merrte fund. Pas shumë e shumë gjuajtje, filloj nje qetësi, serbet ndërruan taktiken, filluan te bëheshin sikur jan terhequr, dhe filluan te thirrnin emra shqiptar, te thonin, hajdeni sa kan shku.... Duke qenë se siper nesh kishte makineri ushtarake, tanke etj, ne e dinim se per tu terhjekur duhet behet shumë zhurmë e makinerive ushtarake, ajo nuk kishte ndodhur. Ushtarët serb siper neve filluan te zbresin duke folë dhe thirrë shqip, te tjeret ushtar posht kodres iu përgjigjeshin thirrjeve poashtu. Ne krahun ton te majt ishte nje rrugë, duke qene se ishim vendosur naten nuk e dinim sa larg rruges ishim te vendosur, por fatkeqësisht nuk ishim larguar aq. Ne atë qetësi armesh dhe thirrje te ushtareve serb, dikush nga grupi i pa trupat e ushtarëve serb teksa ulëshin ne gjunjë që te shihnin, a ka diçka nën shkurre. Ata minuta kanë qenë shekull, çfardo levizje e jona do na zbulonte. Ne atë moment kam parë, vëllain e madhe teksa ka perqafuar vëllain e tij te vogel dhe e ka mbajt te shternguar, per ta motivuar...,me pas me ka treguar se i ka thene, mos u shqetëso, me emer te Zotit do shpetojmë. Ashtu ndodhi, Zoti ishte me ne. Ushtarët serb nuk na vërejtën, dhe ashtu shkuan posht kodrës se malit. Si duket ushtarët serb, nuk dyshoninë më, se aty afer mund ketë njeri. Dhe ashtu, dites më te gjatë po i vinte fundi, serbet pa ra terri, ndezën makineritë dhe u larguan. Ra terri, ne u zgjuam nga aty dhe po zbresim per ne fshatin Tushil, aty ishin mijera popullate civile te strehuar, edhe familja ime, teksa dolem nga mali pamë se qielli mbi Tushil ishte i skuqur, sa zjarret, mijera zjarre te shatoreve dhe shpijav qe po digjeshin. Ja mesym rrugicave teposhtë malit, per te rënë ne fshatin Tushil, une duke qene se njohsha ato male, ecja i pari. Teksa kemi mbërri tek prrojet ku po shihet ajo qershi e lulëzuar ne foto, hasem ne rroba njerzish dhe çebe ( batanije) ne rrug dhe anash rruges. Kemi kaluar neper to, ishim shume te lodhur, nuk me kujtohet nese kemi pas uji apo buke me vete. Te nesermen kemi kuptu qe jo shumë larg atyre rrobavë dhe qebeve kishte pas disa civil te vrare nga ushtria serbe. Mbërritëm ne fshatin Tushil, asnje njeri nuk ishte, nje njeri shumë larg e shifshim nga drita e zjarrit teksa mundohej te shpetonte diçka nga shtepia qe po i digjej. Ecem rruges per ne fshatin Kopiliq, njerzit qe ishin me mua, atje kishin familjen ne shatora. Ne nuk e dinim nese diku ka ushtar serb. Teksa po ecnin permes zjarreve te shatorave qe po digjeshin, kam verejt nje djal te fshatit tim, Haki Rukolli. Pasi fola me të, e pyetem a ka shki, dhe nese e din çka ka ndodhe me popullatën civile, ngase familja ime ishte e strehuar ne shtepin e dajes Isuf ne Tushil. Hakiu na tregoj se shki nuk kanë parë te ketë, duket se janë largu, por a ka ne kodra akoma nuk e dijm, ndersa familjet i kan nisë kah Turiqevci. Pas bisedës, kemi vazhduar per Kopiliq, atje ishin familja e tezakeve te mijë, duke ecur, rruges tek përroi i radecit, kemi vërejtje disa njerz teksa dilnin nga perroj dhe flisnin shqip, u ofruam, njeri nga ta tha, ngadal se po i njoh, kishte qen kushëri i lagjes time ushtarë, dhe bashk me atë kanë qenë disa komandant dhe ushtarë te UÇK-s. Na kan pyet a jan largu shkit, i kam tregu qe ne Tushil brënda fshatit nuk ka, ne kodra nuk po dihet dhe se familjet po thonë i kan derguar per Turiqevc. Ne vazhduam rruge per Kopiliq, ushtria serbe nuk kishte mbrri tek familjet ne Kopiliq - tek Mullini i Males. Mbrritem aty, i gjetëm familjet, te permalluar te lodhur, pas pak llafesh ramë ne gjumë. Dita më e gjatë mori fund! .......... Kemi endrru një Kosovë me te mirë, me shpresa dhe deshira te medha. Jo si Kosova qe e kemi sot, ku largimi është bërë zgjidhje e imponuar! E lus Zotin, Kosova ku po rritet Sara ime, se shpejti te jetë vendi qe duam dhe qe kemi ëndërruar!

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …