Inaugurohet Qendra Kosovare për Mësim në Distancë, theksohet rëndësia e qasjes në mundësi digjitale

Inaugurohet Qendra Kosovare për Mësim në Distancë, theksohet rëndësia e qasjes në mundësi digjitale

Është bërë inaugurimi i Qendrës Kosovare për Mësim në Distancë, me ç’rast u theksua se është tejet e rëndësishme që të rinjtë të kenë qasje në mundësi digjitale. Kjo qendër do të mbulojë tri fusha të veprimit, ngritja e projekteve kërkimore, hulumtuese në fushën e mësimit digjital apo virtual, ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve dhe nxënësve sa i përket mësimit digjital dhe virtual, dhe avokim për krijimin e infrastrukturës ligjore për digjitalizim të arsimit në Kosovë Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se pandemia e ka sjellë në vëmendje domosdoshmërinë që të jenë të përgatitur edhe për mësimin në distancë. Ajo tha se mësimi në distancë duhet të konsiderohet si një risi dhe se duhet të punohet në mënyrë që nxënësit e mësimdhënësit të mësohen me të.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Diaspora, shtylla e Kosovës në çdo periudhë historike

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar …