INDEP-ja publikoi Studimin e Politikave “Ringjallja përmes kredive – Pritjet dhe Arritjet e masës së dytë të Pakos së Ringjalljes“

INDEP, GLPS dhe GAP, publikojnë Raportin Tematik: “TRANSPARENCA DHE LLOGARIDHËNIA E INSTITUCIONEVE PUBLIKE GJATË DHËNIES SË LEJEVE DHE LICENCAVE”

 Publikimi i raportit është pjesë e aktiviteteve të projektit CorrWatch: “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës”, mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Ky projekt, synon të fuqizoj rolin mbikëqyrës të shoqërisë civile në monitorimin e institucioneve qeveritare, ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura përgjatë pesë komponentave. Një nga pesë komponentët e monitoruara është “Mbarëvajtja e procedurave të dhënies së lejeve, licensave dhe tarifave” nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyra e Rregullatorit të Energjisë si dhe Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale. Kjo ngjarje do të mbahet ditën e premte ( 23 qershor 2023) në Hotel Sirius, Salla Rigel, duke filluar nga ora 10:00.

 Për çfarëdo pyetje ose interesimi rreth eventit, mund të na kontaktoni përmes emailit: [email protected] apo nëpërmjet telefonit: +383 38 224 886.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …