Infektologët po bëjnë i thirrje qytetarëve që të vaksinohen qoftë me AstraZeneca apo Pfizer

Infektologët po bëjnë i thirrje qytetarëve që të vaksinohen qoftë me AstraZeneca apo Pfizer

Në Klinikën Infektive në QKUK-së numri i pacientëve të shtrirë që janë të infektuar me Covid-19 vazhdon të jetë i ulët. Aktualisht në këtë klinikë janë të hospitalizuar 11 persona, prej tyre 5 janë me oksigjenoterapi. Për të vazhduar kjo gjendje e qetë epideomologjike në Kosovë infektologët po bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen qoftë me AstraZeneca apo Pfizer. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj tregoi se tanimë nuk po përdoret plazma konvalescente sikurse ishte përdorur në shkurtin e këtij viti. Vishaj bëri të ditur edhe se në mjekim intensiv nuk është i shtrirë asnjë person i infektuar me koronavirus./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …