Informatë mbi qasjen e lehtë në ueb faqen e komunës së Rahovecit

Qytetarë të nderuar të komunës së Rahovecit, ju informojmë se uebfaqeja e re e komunës: https://kk.rks-gov.net/rahovec/ , është lehtë e qasshme për të gjithë Ju. Ju  përmes uebfaqes, mund të informoheni me strukturën organizative të Ekzekutivit të Komunës, përbërjen e Kuvendit të Komunës dhe zhvillime të tjera në komunën e Rahovecit. Në uebfaqe Ju gjithashtu mund të njihen me detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve komunal, drejtorëve të drejtorive, aktivitetet në komunë që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve në përgjithësi. Në këtë uebfaqe do të gjeni të publikuar vendimet, rregulloret, strategjitë, planet, dokumentet zhvillimore dhe dokumente të tjera që përbëjnë interes për qytetarët. Në vegëzat e mëposhtme Ju mund ti gjeni të publikuar vendimet e nënshkruara nga kryetari: https://kk.rks-gov.net/rahovec/staff/smajl-latifi/#vendimet_main ,rregulloret e aprovuara në kuvendin komunal të Rahovecit: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/rregulloret/, strategjitë-plane: https://kk.rks-gov.net/rahovec/rahovec-4/licensa/, dokumentet zhvillimore dhe dokumente të tjera që përbëjnë interes për qytetarët e që janë në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve, rritjes së cilësisë së shërbimeve komunale. Në kuadër të uebfaqës është edhe një mundësi për të komunikuar me të gjithë zyrtarët komunal, mundësi kjo që Ju mund ta shfrytëzoni duke u qasur në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/raporto-problemet-e-sigurise-ne-bashkesi/, në kuadër të kësaj mundësi, Ju mundë të raportoni problemin, parashtroni pyetjen dhe përgjigjet do ti merrni nga  zyrtarët përkatës. Në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/rahovec-4/pagesat-e-tatimit-ne-prone/, mund të gjeni të dhëna lidhur me pagesën dhe shtypjen e faturës së tatimit në pronë. Informatat, njoftimet dhe procesverbalet për organizimin e debateve publike me qytetarë mund ti gjeni në vegëzën https://kk.rks-gov.net/rahovec/rahovec-4/debat-publik/ gjithashtu të dhëna të ngjashme mund të gjeni edhe në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/financat/. Tek vegëza financat: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/financat/ , mund ti gjeni të gjitha informatat që kanë të bëjnë me Buxhet dhe Financa si: Projektet e realizuara, , Korniza Afatmesme Buxhetore-KAB, Buxheti, Raporte Financiare, Shpenzime kapitale, Subvencione, Qarkore Buxhetore, Informata për dëgjime buxhetore, Lista e obligimeve  si dhe Të Hyrat për secilin vit. Për të qenë sa më afër qytetarëve gjatë përgatitjes së dokumenteve që janë në interes të tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës në koordinim me komunën e Rahovecit kanë krijuar Platformën e Konsultimeve publike, në këtë platformë mund të gjeni të dhëna për dokumente që janë në konsultim publik si: Plane, Koncept Plane, Rregullore dhe dokumente të tjera që komuna i parasheh që janë në interes të qytetarëve, më shumë të dhëna për platëformë mund të gjeni në këtë vegëz: http://konsultimet.rks-gov.net/editInstitution.php?InstitutionID=20529  dhe në http://konsultimet.rks-gov.net/consultations.php? InstitutionID=20529&OpenPage=0&ClosedPage=0. Qytetarë të nderuar, komuna e Rahovecit kryetari i komunës, Smajl Latifi ka krijuar edhe qendrën e thirrjeve me numër të telefonit 0800 11007 , ku Ju mund të bëni thirrje dhe thirrjet janë pa pagesë, për thirrjet brenda Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …