Kadri Veseli

Prokuroria e Gjykatës Speciale kundërshton kërkesën e avokatit, Ben Emmerson, për ta liruar nga paraburgimi, Kadri Veselin

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e  avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, për ta liruar përkohësisht nga paraburgimi ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Në një përgjigje të Prokurorisë me nënshkrimin e kryeprokurorit Jack Smith, janë renditur argumentet se pse Veseli, sipas organit të akuzës, duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të Veselit me burgim të gjatë, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ai nuk duhet të lirohet as përkohësisht. Organi i akuzës në Hagë, pretendon se kriteret për ta mbajtur Veselin në paraburgim janë përmbushur dhe se këto kritere “nënvizojnë seriozitetin e rreziqeve të paraqitura”, duke përmendur më tej rrezikun që Veseli të arratiset dhe rrezikun që të ndikojë në procesin e hetimit ndaj tij, përfshirë ndërhyrjen në dëshmitarë. Sipas Prokurorisë, “asnjë masë alternative nuk adreson sa duhet këto rreziqe”.

Kontrolloni gjithashtu

Ibish Bardhi nga Malisheva, pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje

Ibish Bardhi nga Malisheva pretendon se është kërcënuar përmes telefonit nga Gani Krasniqi, deputeti i …