Në Deçan është promovuar libri “RRUGËTIM NËPËR VALËT E JETËS” të autorit Adem Lushaj, promovim i organizuar nga Komuna e Deçanit në kuadër të aktiviteteve për të shënuar “Javën e bashkatdhetarëve”.
“Rrugëtim nëpër valët e jetës” e autorit Adem Lushaj është më shumë se një autobiografi. Është një rrëfim i sinqertë dhe i thellë mbi jetën, shoqërinë dhe aspiratat njerëzore. Autori na fton të ecim krah tij, nga kujtimet e një fëmijërie të thjeshtë e të vështirë, deri te përballja me sfidat dhe realizimi i ëndrrave përmes punës, qëndrueshmërisë dhe besimit.
Çdo faqe e këtij libri ngërthen emocione të pastra dhe reflektime që shkojnë përtej përvojës personale. Ato pasqyrojnë realitetin e një kohe të trazuar në Kosovë, ku vështirësitë ekonomike, sociale e morale formuan karaktere të forta dhe shpirtra të pathyeshëm. Për Adem Lushajn, këto nuk ishin pengesa, por shkolla e jetës.
Në thelb, vepra është një dëshmi se edukimi, puna e palodhur, dashuria për familjen dhe përkushtimi ndaj komunitetit janë vlerat që e mbajnë njeriun në këmbë. Me një gjuhë të thjeshtë, por të mbushur me ndjenjë, autori na kujton se çdo përpjekje ka kuptim dhe çdo ëndërr meriton të ndiqet me guxim.
Ky libër është frymëzim për këdo që përballet me sfida, një ftesë për të besuar në vetvete dhe për të gjetur forcën në çdo valë të jetës.
Faleminderit autorit për guximin dhe përkushtimin për të ndarë historinë e tij me ne, si dhe të gjithë atyre që mbështesin dhe promovojnë letërsinë që pasqyron vlera të vërteta njerëzore.
Mesazhi që mbetet pas leximit është i qartë: Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, ecni me besim përpara dhe gjeni forcën për të përballuar çdo valë që jeta sjell.