AAK

Iniciativa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës ka mundësi të mos miratohet

Iniciativa e AAK-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës ka mundësi të mos miratohet.  Propozuesit  e mocionit e dinë numrin e votave në Kuvend, por theksojnë se nëse kryeministri Kurti vazhdon me këtë qasje ndaj aleatëve ndërkombëtarë, do t’i gjejnë të gjitha mekanizmat që ai të larohet. Skeptik për rrëzimin e kryeministrit Kurti në rrethanat aktuale janë edhe në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq në partinë në pushtet konsiderojnë se qeveria është duke bërë punë të mirë dhe është e palëkundshme edhe në Kuvend. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se Kurti ka eskaluar në raport me partnerët ndërkombëtarë, veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo ende nuk janë siguruar numrat në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Edhe pse ka adresuar një mori kritikash kundër kryeministrit Kurti, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu thotë se në rrethanat aktuale është vështirë që ekzekutivi të rrëzohet përmes mocionit të mosbesimit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …