Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kuvendi i Shqipërisë, ku në fokus të takimeve ishte procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë. Rreth 20 ish-luftëtarë, të veshur me uniforma të UÇK-së, u pritën nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjatë takimit u diskutua për situatën e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se pesë vitesh ndodhen në paraburgim në Hagë. Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, deklaroi për Kosova Press se vizita synon të përcjellë një mesazh uniteti dhe qëndrueshmërie në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare, duke theksuar nevojën për drejtësi në proceset gjyqësore që po zhvillohen. Përfaqësuesit e iniciativës shprehën gjithashtu qëndrimet e tyre lidhur me këtë proces dhe kërkesën për trajtim të drejtë institucional. Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për mbështetjen dhe për rezolutën kundër Gjykatës Speciale në Hagë, iniciativa ndau një mirënjohje për Kuvendin e Shqipërisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
