INPO organizoi Panairin Profesional për të rinjtë në Mitrovicë

Pjesëmarrës në këtë ngjarje  ishin nxënës të shkollave  fillore, të cilët përmes këtij panairi patën mundësinë të njoftohen me drejtimet , plan programet, aktivitete dhe përparësitë që kanë shkollat e mesme profesione.

Qëllimi i projektit është promovimi i shkollave profesionale ne vend duke e ditur se ne shoqëri perceptimi i tyre nuk është edhe aq i mire.

Për rëndësinë e këtij evenimenti u kujdes edhe koordinatorja regjionale e këtij  projekti, Laura Tahiri ku u shpreh shumë e kënaqur  me punimet që po i ndërmerr kjo organizatë.

“Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti kemi punuar shumë dhe kemi pasur bashkëpunim shume te mire me komunën e Mitrovicës me saktësisht Drejtorinë e Arsimit, Drejtorinë për Kulture, Rini dhe Sport dhe ne përgjithësi me te gjitha shkollat e mesme profesionale te cilat janë shprehur te gatshme të jenë pjesë e çdo aktiviteti në kuadër të projektit tonë, falë këtij bashkëpunimi ne po arrijmë që të gjitha aktivitetet në kuadër të projektit të kenë suksese dhe të përfundojnë me sukses” u shpreh ndër të tjera koordinatorja e projektit Laura Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …