Inspektorati Qendror i Punës ka marrë pjesë në Forumin e Partneritetit Shumëpalësh për Migracionin, i cili ka mbledhur përfaqësues të institucioneve vendore, partnerë ndërkombëtarë, sektorin privat, shoqërinë civile, akademinë dhe komunitetin e migrantëve, me qëllim diskutimin e narrativave të migracionit të bazuara në dëshmi dhe forcimin e sistemeve të integrimit për migrantët në Kosovë. Gjatë forumit janë prezantuar dhe diskutuar gjetjet fillestare të një ankete mbi perceptimet ndaj migrantëve në Kosovë, me fokus të veçantë në propozime të ndryshme politike, si dhe në nevojat aktuale dhe të ardhshme të tregut të punës. Ngjarja është organizuar në kuadër të projektit të financuar nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), me titull “Përmirësimi i Qeverisjes së Migracionit përmes Programimit të Bazuar në Dëshmi dhe Fuqizimit të Kapaciteteve të Autoriteteve”, i cili synon avancimin e politikave të migracionit përmes qasjeve të bazuara në të dhëna dhe përforcimit të kapaciteteve institucionale. Në këtë forum, Inspektorati Qendror i Punës u përfaqësua nga U.D. Drejtori Ekzekutiv, z. Rizah Plakolli, si dhe Udhëheqësi i Divizionit për Cilësinë e Inspektimeve, z. Behram Latifi, të cilët kontribuan në diskutime lidhur me rolin e institucioneve në integrimin e migrantëve dhe përmbushjen e standardeve të tregut të punës. Inspektorati Qendror i Punës ka ritheksuar përkushtimin e tij për bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, me synim forcimin e qeverisjes së migracionit dhe garantimin e të drejtave në tregun e punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
