Valmir Elezi

Institucione ndërkombëtare zgjedhore do të vëzhgojnë zgjedhjet lokale në Kosovë

Institucione të ndryshme zgjedhore nga shtete të ndryshme të botës pritet të vijnë në Kosovë për të vëzhguar nga afër procesin e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit. Këto delegacione do të ndjekin jo vetëm ditën e votimit, por edhe aspektet organizative dhe teknike të përgatitjes së zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se lista e këtyre institucioneve do të publikohet sapo të përfundojnë procedurat e akreditimit. Ai theksoi se KQZ është anëtar me të drejta të plota i Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Botërorë (A-WEB) dhe ka ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me institucione dhe organizata të specializuara në këtë fushë. Sipas tij, për vëzhguesit ndërkombëtarë është përgatitur një program i posaçëm që do t’u mundësojë të njihen më afër me sistemin zgjedhor të Kosovës dhe praktikat vendore në organizimin e zgjedhjeve. Elezi shtoi se përveç institucioneve të huaja, KQZ është në pritje edhe të aplikimeve nga organizata të tjera që duan të marrin pjesë në monitorimin e këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi: Sulmet e Kurtit e Osmanit mbi Kushtetuesen, pika e fundit për SHBA-në

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të VV-së, …