KDI

Institucionet e reja: Më afër formimit të qeverisë sesa zgjedhjeve të parakohshme

Formimi i institucioneve të reja mbetet i varur nga gatishmëria e partive politike për të bashkëpunuar, ndërsa zgjedhjet e parakohshme ende nuk janë përjashtuar. Sipas Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), vendi është më afër krijimit të një qeverie sesa zgjedhjeve të reja. Hulumtuesi Vullent Bugaqku përmend mundësinë e sigurimit të numrave për Vetëvendosjen përmes lëvizjes së deputetëve të partive tjera, ndërsa thekson se nëse qeveria nuk formohet brenda 60 ditëve, Presidentja mund të shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhje. Edhe drejtori i Oda Consulting, Erblin Hoxha, përjashton zgjedhjet e parakohshme, duke theksuar se është më e mundshme formimi i një qeverie përmes lëvizjeve të deputetëve. Pavarësisht nga vijat e kuqe nga partitë opozitare, Vetëvendosje mbetet e bindur se do të formojë qeverinë me mbështetjen e pakicave jo serbe.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …