Institucioni më i besuar për qytetarët është FSK-ja

Nga hulumtimi i realizuar nga Instituti për
Hulumtime Zhvillimore Riinvest, mësohet se institucioni më i besuar nga
qytetarët e Kosovës është Forca e Sigurisë së Kosovës. Anketa për matjen e
besueshmërisë së qytetarëve në institucionet vendore dhe atyre ndërkombëtare të
pranishme në Kosovë, është realizuar me 1 mijë anketues nga të gjitha komunitetet
dhe në të gjitha qytetet. Në këtë hulumtim janë përfshirë Qeveria, Presidenca,
Kuvendi, Parlamenti, Policia, Gjyqësori, KFOR-i, EULEX-i, Bashkimi Evropian,
ambasadat, sistemi arsimor, shërbyesit civil, partitë politike, mediet. Nga 1
mijë të anketuarit, 67% e tyre janë përgjigjur se institucioni më I besueshëm
është Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …