Instituti GAP publikoi raportin “Barazia në letër, jo në praktikë: (mos) përdorimi i të dhënave të ndara sipas gjinisë në politikë-bërje

Instituti GAP ka publikuar raportin “Barazia në letër, jo në praktikë: (mos) përdorimi i të dhënave të ndara sipas gjinisë në politikbërje”. Një nga përparësitë kryesore nga ndarja e të dhënave sipas gjinisë është se ato ndihmojnë në identifikimin e dallimeve strukturore mes burrave dhe grave, si dhe në evidentimin e sfidave unike me të cilat gratë përballen në vendimmarrje si dhe fusha si arsimi, punësimi, shëndetësia. Ky raport ka identifikuar hendekun dhe sfidat në zbatimin e ndarjes së të dhënave sipas gjinisë dhe përdorimin e tyre në të gjitha fazat e politikbërjes në Kosovë. Përkundër përpjekjeve për përdorimin e të dhënave të ndara sipas gjinisë, ato shpesh nuk përdoren në mënyrë efektive për të ndikuar në përmirësimin e politikave publike

Kontrolloni gjithashtu

Urim i ngrohtë dhe plot mirënjohje: Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari përcjell mesazh frymëzues për Fitër Bajram

Me rastin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit, Komandanti i Forcës së Sigurisë së …