leoni

Instituti “Robert Lansing”: Qeveria e Kosovës po e dëmton rëndë raportin me SHBA-në

Instituti “Robert Lansing” për Studime të Rreziqeve Globale dhe Demokracisë, me seli në Delaware të Shteteve të Bashkuara, ka publikuar një artikull kritik ndaj qeverisë së Kosovës për qasjen e saj ndaj partnerit strategjik amerikan.  Në artikull thuhet se kryeministri Albin Kurti po vepron sikur Shtetet e Bashkuara t’i kenë borxh Kosovës, duke treguar një sjellje të çrregullt në raport me diplomacinë amerikane. Pezullimi i dialogut strategjik SHBA–Kosovë përbën “një nga prapakthimet më të rënda diplomatike që nga paslufta”, duke dëmtuar rëndë pozitën ndërkombëtare të vendit. Ai dërgon sinjale alarmuese për shtetet që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe mund të inkurajojë fushatën e Serbisë për t’i penguar njohjet e reja”, thuhet ndër të tjera në artikull. Instituti vlerëson se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara kanë stagnuar për shkak të, siç thuhet, “mungesës së angazhimit aktiv në politikën e jashtme” dhe perceptimit se qeveria në Prishtinë ka të drejtë absolute në çdo qëndrim. Instituti “Robert Lansing” paralajmëron se izolimi diplomatik i Kosovës po bëhet gjithnjë e më i dukshëm dhe se dëmtimi i marrëdhënieve me SHBA-në rrezikon seriozisht progresin në shtetndërtim, demokraci dhe siguri. “Pavarësia pa diplomaci është izolim, dhe e ardhmja e mirëqenies së Kosovës varet nga rindërtimi i partneritetit me Shtetet e Bashkuara”, përfundon artikulli i këtij instituti amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kadri Kryeziu: Në mungesë të kandidatit nga Lista Serbe, Nenad Rashiq mund të zgjidhet me short si nënkryetar i Kuvendit

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se nëse Lista Serbe nuk …