Institutit të Burimeve Botërore: Një e katërta e popullsisë së botës është në rrezik ekstrem për mungesë të ujit

Pas analizimit të të dhënave për gjendjen dhe burimet e ujit në disa shtete, Institutit të Burimeve Botërore ka konstatuar se një e katërta e popullsisë së botës është në rrezik ekstrem për mungesë të ujit. Në Raport thuhet se në mesin e shumë shteteve, Katari Izraeli, Libani, Irani dhe Jordania – janë në krye të listës së 164 vendeve më të rrezikuara nga mungesat e mundshme të ujit – për të cilat edhe thatësira më e vogël mund të jetë një kërcënim i madh, pasi ato po shpenzojnë pothuajse të gjitha rezervat e mundshme të ujit. Në grupin e 17 vendeve që janë të ekspozuar ndaj “rrezikut jashtëzakonisht të lartë të ujit” sipas studimit, shumica janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Këto vende përfshijnë: Libinë, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Eritrean, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Indinë, Pakistanin, Turkmenistanin, si dhe San Marinon, si i vetmi vend evropian. “Rreziku nga mungesa e ujit është kriza më e madhe për të cilën askush nuk flet. Pasojat e tij janë qartë në formën e pasigurisë ushqimore, konfliktit, migracionit dhe paqëndrueshmërisë financiare”,ka tërhequr vërejtjen presidenti i  Institutit të Burimeve Botërore(WRI) Andrew Steer. Studiuesit parashikojnë që gjendja nga mungesa e ujit do të përkeqësohet ndjeshëm, për shkak të rritjes së popullsisë dhe ndryshimit të klimës.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …