Forcat Amerikane

Amerika nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të lëvizë trupat e veta të vendosura në Gjermani, drejt Polonisë

I dërguari i Presidentit amerikan, në Gjermani, Richard Grenell tha se mungesa e gatishmërisë nga ana e kancelares Angela Merkel për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, mund të mos i lërë asnjë zgjidhje Shteteve të Bashkuara, përveç se të lëvizë trupat amerikane të vendosura në Gjermani, drejt Polonisë. Komentet e Richard Grenell, ambasadorit amerikan në Gjermani, janë një sinjal rreth padurimit të kryetarit amerikan, Donald Trump për shkak të dështimit të zonjës Merkel të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sikur përcaktohet nga NATO-ja për  shtetet anëtare të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …