IPK mohon përfshirjen në rastin e katër policëve të suspenduar për shaka me Dimal Bashën

Katër pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës raportohet se janë suspenduar pas publikimeve se në një grup të mbyllur në Viber kishin bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Megjithatë, Inspektorati Policor i Kosovës, ka sqaruar se nuk ka dhënë asnjë rekomandim për suspendim në këtë rast. “Ne nuk kemi rekomanduar suspendim për këtë çështje,” tha shkurt IPK, duke hedhur dyshime mbi arsyetimin dhe procedurat që kanë çuar në vendimin e raportuar nga Policia. Lajmi për suspendimin e katër policëve ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe nga akterë politikë, të cilët e kanë cilësuar një veprim disproporcional dhe shqetësues për lirinë e shprehjes së pjesëtarëve të uniformës.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …