ISA FERIZAJ: ENVER HOXHA, i madhi i epokës lavdi-mbuluar që ndrin përtej vdekjes I

ISA FERIZAJ: ENVER HOXHA, i madhi i epokës lavdi-mbuluar që ndrin përtej vdekjes I

          Ja, erdhi edhe ky prill pranveror! Natyra zë e rikap fillin e jetës, për ta rizgjuar atë e, për ta shtyrë drejt shperthimit të të gjitha vlerave dhe mrekullive të saj. Por tek nëna Shqipëri, prilli, tash 36 vite me radhë vjen kokulur, i brengosur, zemervrarë e sypërlotur. Vjen kështu prilli ynë, sepse në atë prill të njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesës, natyra na e mori për veten e saj kryevlerën tonë kombëtare, të cilën na e pati dhuruar tetormadhi i vjeshtës së lindjes së kësaj kryevlere njerëzore, por dhe tetori i epokave kulmore historike.

Prilli pranveror i ’85 -ës na pati lënë ne shqiptarëve, si popull e si komb, pothuajëse jetim, pa ndriçimin e plotë të diellit shqiptar, pa dritën e mendjes gjenjale kryenjerëzore, pa urtësinë e kthyer në Yllsimbolin tonë kombëtar, pa udhërrëfyesin që na priu nga beteja në betejë, nga lufta në luftë, nga fitorja në fitore, deri sa errësirës i theu dyert e trasha ku na kishte ngujuar si në një burg të përjetshëm e, na nxori që andej, në dritën jetëdhënëse të lirisë; që na shkëputi një herë e përgjithmonë nga kthetrat e egersisë së bjerrëkohësve më të pamëshirshëm, prapambetjes së të gjithë shekujve para Tij dhe, robërisë e pushtimeve të egra e të gjata, për të na nxjerrë në dritëjetën e të vertetës së përplotësuar me ëndrra, shpresa e vlera të realizuara e të prekshme; që na ngriti nga fundi i humnerës ku na kishin hedhur rrethanat e pamëshirshme e të llahtarshme të shekujve, në majakreshtat dritënore lavdimbuluara të historisë tonë moderne.

Rrjedhin kohërat pavarësisht ndjesive e gjykimeve njerëzore, ligjësisht e objektivisht, si një shpalosje e natyrës me të gjitha planet, format, përmbajtjet e ngjyrimet e tyre ylberjane e kuptimore. Kështu edhe prilli i vitit 1985, për shqiptarët e kudondodhur në arealin e trojeve të tyre etnike e natyrore, por edhe tej tyre, në ato të globit tokësor, erdhi çuditërisht i veshur me të zeza, jo për modën që shpesh preferohet kjo ngjyrë kobndjellëse e dhëmbjeshoqëruese të përdoret si veshje, por me atë të zezë që ne shqiptarëve, do të na e vriste ashpër zemren, ndjesitë e saj më njerëzore, do të na e zbehte dritën e syve të mendjes e të shpirtit deri në venitjen e pragshuarjes, do të na shokonte si komb, duke na ngadalësuar ritmin e rrahjeve të zemres, por edhe atë të zhvillimeve esenciale si popull e si komb.

Ai prill i vitit 1985, hyri në jetën tonë, në jetën e shqiptarisë, aq shumë, si i padëshirueshëm, aq sa nga vetëdija jonë ai u quajt ‘prill i zi’, pa dyshim edhe më i zi se ai prilli kur kombi ynë u tradhtua nga ‘mbreti i tij’, për t’u lënë edhe i vjedhur, edhe i grabitur prej tij, në mëshirën e fatit, në agditëzezën e një gjëme të rëndë, siç ishte pushtimi fashist i vendit, më 7 prill 1939 nga Italia fashiste e Musolinit.

Prilli i zi i 1985 mori për vete simbolin e zemermadhështisë, mendjedritës, shpirtqendresës e vetëdijekthjelltës së civilizuar si kurrë më parë të shqiptarëve, në historinë e tyre që nga përtejlashtësia e deri në atë fillimprill gjëmëmadh.

Ai ua mori kombit tonë, ëndrrave e shpresave të tij, birin më të madh e, më të lavdishëm të të gjitha kohërave, vëllain si binjak historik të “Heroit tonë Kombëtar”, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Enver Hoxhën, korifeun e lavdisë. Zia e atij prilli u shtri në të gjitha ditët, muajt e vitet pas tij, për kombin tonë. Dhëmbja shpirtërore e kombit, që nga 11 prilli i zi i 1985-ës, ende sëmbon zemrat e ndjeshme të shqiptarëve. Edhe pranverat shqiptare, pas atij prilli, vinë shpirtëplagosura e zemerthyera, pa Enverin që u kishte dhënë atyre vlerë e përmbajtje të re. Nuk e di, por më ngjason edhe sot e kësaj dite se kështu natyra na e mori Enverin tonë vigan për ta ‘mbjellë’ në vetëdijen kombëtare, krahas Skënderbeut, si kryesimbolin shqiptar, në Flamurin tonë kombëtar, si pjesën e dytë të shqiponjës, si kokën, syrin e gjysmën tjetër të atij peshërëndi simbol domethënës e krenarie për shqiptarët e të gjitha kohërave.

Kështu, Enver Hoxha, për së gjalli ishte shqiponjëmadhi përbashkues, udhërrëfyes e frymëzues i kombit tonë e, pas vdekjes së Tij, Yllsimboli dritëpashuar i shndërruar në flamur krenarie, dinjiteti, qendrese e, përjetësimi të madhështisë shpirtërore, heroike e legjendare të kombit tonë në hapësirat e pamatshme të jetës e, të përtejvdekjes.

Po përse ishte, është dhe do të jetë prore  kaq ndikuese ajo gjëmë e atij prilli të zi, për kombin tonë?

Kjo është një pyetje që duhet bërë, jo për ne që ishim bashkëluftëtarë e bashkëkohës të Enverit, bashkudhëtarë me Atë, vetem në rrugën e nderit, por më së shumti për brezat që linden e po rriten pas Enverit, në terrnajën që ka pllakosur gjithçka rreth të vertetave historike për Kombin tonë, por edhe rreth Enverit, rreth lavdiepokës së Tij, rreth vepërmadhës e jetëvlerës së Tij, prej një kryelegjendari e prej një kryeheroi të përmasave kombëtare, por edhe përtejkombëtare, të dimensioneve atdhetare, por edhe ndërkontinentale. Në këto rrethana të rënduara pasenverjane, atdhetarëve dhe intelektualëve të vertetë, historia u ngarkon përgjegjësinë e madhe e peshërëndë, atë të mbrojtjes së të vertetave dhe të historisë me të gjitha kulminacionet e saj, por edhe me të gjitha figurat e saj që i kanë bërë nder asaj, figura që kanë shëmbëllyer e shëmbëllejnë në qiellin e saj si yje flakëndezur perkrah me Diellin nëpër ditë e, përkrah me Hënëplotën, nëpër netë. E verteta, historia dhe lavdia, në fakt, nuk kanë nevojë të mbrohen nga askush, sepse ato janë përjetësisht të vetmbrojtura, por kerkojnë që t’iu hiqet balta e llumi që derdhen mbi to nga tentimvrasësit e tyre.

Shqiptarët e pasvdekjes së kryelavdisë së tyre kombëtare, janë ndaluar çnjerëzisht, pse jo, edhe me metoda naziskine, që ta zënë me gojë kryenderin e të gjitha kohërave të tyre, Enver Hoxhën. (!)

Ata, klasa politike borgjeze, sundimtarët antinjerëzorë të pasnëntëdhjetës këtu në Shqipëri, janë versulur marrëzisht e çnjerëzisht, pse jo edhe më metoda fashiste, mbi njerëzit e thjeshtë–popull,  që t’i detyrojnë shqiptarët e ndershëm e mirënjohës ndaj figurës më të dashur për ta, Enver Hoxhës, që ta shlyejnë nga kujtesa e tyre, nga zemrat, ndjesitë e dashurisë e të krenarisë për Të, emrin e Tij, Epokën emermadhe Enverjane, por edhe veprën, nderimin e mirënjohjen për Të . A është demokratik një qendrim e një veprim i tillë?!  Përgjigjja dihet!

Brezat e lindur pas vdekjes së Tij janë bombarduar çnjerëzisht, për tri dekada të plota, që nga fundviti 1990 e deri më sot, nga një makineri e eger që ka pjellë e pjell çdo sekondë shpifje e trillime marrëzie kundër kreshtëlavdisë shqiptare, por që ka derdhur e vijon të derdhë edhe sot, me tonelata baltra e të paverteta mbi këtë kolos të shqiptarisë, por edhe gjigand të njerëzimit. (!!) Në një aventurë të tillë, më shumë se të marrëzishme e tejet të përçudnuar, si prore, janë përfshirë antikombëtarët gjakprishur e truthartuar, shpirtshiturit tek djalli, pjella të ferrit shpirtëror, fatkeqësisht të vetëquajtur ‘shqiptarë’.

Nisen vitet pas Tij si vite ‘vazhdimësie’, por në thelbin e përmbajtjes së tyre, ato zunë të shpërfaqen si vite dinakerie dhelpërore largimi e diferencimi nga jeta, vepra, idetë e mendimi i Tij filozofik e politik, nga urtësia e mësimet e Tij të vyera, jetëlartësuese e të pavdekshme. Të dukej se pislleku shpirtëror s’mund të rrinte ngjitur me kryevlerën e shndërruar në mal vlerash, ndaj nga njëra anë, ‘Everesti’ njerëzor natyrshëm po shplahej nga ndotjet e kohërave, nga servilët e kohës socialiste që zhurmonin si kor bretkocash duke e përdorur emrin e fjalët e Tij, vend e pa vend, në të gjallë të Tij e, që tashmë, ishin shndërruar në kope hienash e çakenjsh që ulërinin kundër gjeniut, nga ana tjetër, po ravijëzoheshin edhe të padukshmit e nëndheshëm e ata që kishin ndenjur në terrin e skutnajave, dashakëqinjtë, mbledhur tani në plehërishten e mbetjeve historike. Kjo kategori mutacioni njerëzor, duke tentuar ta nxijë Enverin,  jo vetem që s’ia arriten qellimit të tyre, por e nxorën edhe më të madh Enverin, edhe më vigan, edhe më të dukshëm, edhe më dritënor, spse Everesti kurrë s’ka humbur, as është rrëzuar, sa herë është nxirë e mbuluar nga rete e zeza.

Prilli i pranverës 1985, nuk ishte i zi vetem se na mori ‘Diellin’ tonë, por ai ia hapi lulet ngjyrëzeza tradhtisë, mu në gjoksin e asaj stine. Të gjitha stinët e tjera në vijimësi, pas asaj humbjeje të pamatshme në dhëmbje, në vlera, në dimensione, në imagjinatën e një kombi, sikur kishin marrë nga ngjyra e zezë e asaj pranvere gjëmëmadhe e kobrënde e ’85 –ës së atij fundshekulli shqiptar të infektuar nga tradhtia.

Edhe ato nxinin, a thua  po mbillnin, rritnin e piqnin nëpër ditët e muajt e tyre, frytin më të hidhur e, më vdekjeprurës për jetën e lirinë, për kombin tonë dhe për Shqipërinë, frutin e tradhtisë. (!)

Enver Hoxha i ishte dhuruar nga nëna natyrë kombit tonë, për një mision tepër të veçantë e të madhërishëm, për një epokë të ndritur, për një ardhmëri të lirë e të sigurtë për çdo shqiptar e, për trojet shqiptare. Atë e solli në jetë nëna shqiptare dhe e mëkoi me më të madhen ndjenjë njerëzore, me dashurinë për Atdheun e Kombin e vet, kryendjenjë kjo sa njerëzore, aq edhe mbinjerëzor. Kjo  ndjenjë do ta shndërronte Enverin tonë në kryenjeriun faktorizues të njohjes në thellësi e në gjërësi të rrethanave kombëtare, historike, politike, shoqërore, morale e shpirtërore, për t’i bërë ato ‘Yllin Polar’ nga ku do të niste rrugëtimin e vet jetësor me një qellim të lartë e të madhërishëm strategjik, në mendjen e në zemren e vet, qellim ai, i shoqëruar me plot urtësi taktike për arritjen e tij, mbështetur edhe në fillin e pashkëputur të traditës së luftrave të gjata e heroike të kombit të Tij për liri.

Ky qellim që lidhej me rrethana tepër të vështira në të cilat ndodhej kombi ynë, sidomos në vitet e shpërthimit të LDB, ku edhe vendi ynë u bë viktimë e saj, e nxiti vetëdijen e Tij prej atdhetari largpamës e shpirtvullkan, që të vihej i tëri në funksion të arritjes së shpëtimin të bashkatdhetarëve të Tij nga pasojat e rënda të pushtimi, por edhe nga plagët e tmerrshme të shkaktuara nga shekujmotet e kaluara e të errëta të shqiptarëve, ndodhur ato, nga pushtimi i stërgjatë osman, por edhe prej natyrës anadollake të vetëqeverisjeve, pasi ishim bërë me Mëvetësi, e një shtet i brishtë në këtë pjesë të mbetur nga copëtimi që iu bënë ‘fuqitë e mëdha’ të Evropës, trojeve e kombit tonë, në vitin 1913. Kështu, me sa duket natyra e historia gjeten tek Enver Hoxha njeriun e duhur e vendimtar që do t’ia dorëzonte në dorë fatin e shqiptarëve  për ta nxjerrë atë nga terri i humnerës historike, në dritën e lirisë, në rrugën e drejtësisë e, në marshimin e pandalshëm e të paparë kurrë më parë, drejt majave të larta të zhvillimit e të begatimit të gjithanshëm jetësor, ashtu siç edhe ndodhi nën udhëheqjen e Tij të urtë e, thellësisht atdhetare e kombëtare.

Ai ishte, sa njeriu i zakonshëm, aq edhe njeriu i përmasave të jashtëzakonshme, pasi vlerat e dhuntitë e Tij e lartësonin mbi të zakonshmen; ishte sa nxënësi kokulur e i etur për mësimin nga historia, për dijen e urtësinë e popullit, aq edhe mendjendrituri që reflektonte vetem dritë, besim e shpresë në momentet më të vështira në vetëdijen e në ndjesinë shpirtërore të kombit e të popullit tonë. Ai ishte sa nxënësi besnik i historisë kombëtare, por edhe tejkombëtare, aq edhe autor e aktor i saj, me rolin e të cilit ndrinte çdo faqe e asaj historie. Ai ishte zjarri e dritëdhënësi i çdo zemre shqiptare, tamam si një ‘Promete’ i kohërave moderne, zjarr të cilin Ai, si askush tjetër në historinë tonë, e ndezi në çdo zemer atdhetare shqiptari, për të mos e lënë popullin e kombin të vdiste nga ftohtësia akullnajore dhe errësira që kishin ngrirë e nxirë zemrat shqiptare, para Tij,  për t’i shndërruar ato zemra e ato zjarre brenda tyre, në vatërvullkanin që do t’i shkrinte akujt e, do t’i zbardhëllonte e çlironte nga errësira e shekujve zemrat shqiptare, por edhe horizontet e reja të një bote të re që do të lindte së shpejti, ashtu siç e faktoi edhe historia.

Kombi ynë i lashtë e historimadh, ndonëse, në këto kohëra e rrethana tejet të veshtira të pasvdekjes së Enver Hoxhës, i është mirënjohës për jëtë të jetëve birit të vetë më të madh e më të lavdishëm të të gjitha motmoteve shqiptare. Enver Hoxhën, për gjithçka bëri për Kombin e Atdheun, që nga 8 Nëntori i vitit 1941 e, deri sa vdiq, më 11 prill 1985, historia e ka mbuluar, së bashku me rrugëtimin e Tij historik, me më të madhën vlerë, me lavdinë e pavdekshme.  Çdo vit i jetës së Tij në këtë hapësirë kohore e historike ishte një majamal i mbuluar nga lavdia, ishte një vitshekull arritjesh e dimjiteti.

Vitet e jetës së Tij, Ai, si askush më parë, por as pas Tij, i shndërroi në vitebeteja të fituara në të mirën më të mundshme për kombin e popullin e Tij.

Historia jonë nuk njeh figurë tjetër në hapësirat e saj, një prijës, udhëheqës e burrështetas me këto përmasa kaq të kompletuara kombëtarisht, që të ketë zhvilluar e fituar plot 44 beteja radhazi, pasi çdo vit i udhëheqjes së Tij ishte një betejë në vete.  Ato beteja u zhvilluan në dy luftra epokale e titanike, në atë të LANÇ e, në atë të ndertimit të Shqipërisë së re Socialiste, të cilat i fitoi dhe, si askënd tjetër, historia e ndoqi në çdo hap, duke e mbuluar Atë dhe veprën e Tij historiko-atdhetare, vetem me lavdi. Në këtë mënyrë, Enver Hoxha hyri në vetëdijen kombëtare e në zemren e kombit tonë si simboli më emblematik i prijësit të pagabueshëm dhe i fitimtarit të pashembullt lavdimbuluar. Enver Hoxha është shndërruar në vetëdijen kombëtare, me bindjen më të plotë, në Institucionin madhor shpirtëror e moral të shqiptarëve.

Enver Hoxha, qoftë vetem për këtë arsye, ka zënë në mënyrën më të merituar e më të dinjitetshme ballin e lavdisë kombëtare dhe, ka thithur gjithë dritërimin e mundshëm vlerësues të urtësisë njerëzore, më të cilën që andej ndrin edhe përtej vdekjes së Tij.

Pikërisht, ky fakt e bën Atë një ‘Everest’ mendjendritur të njerëzimit, pasi është i paarritshëm në madhështinë e jetës e të veprës së Tij në sherbim të kombit të vetë, por edhe të popujve të shtypur e të shfrytëzuar, të popujve të robëruar nga zgjedha e pushtimit dhe e kolonializmit modern, të popujve të vegjel liridashës e, të lënë nën pushtetin e mjerimit nga pamundësimi i zhvillimit intelektual e ekonomik.

Vetem mendimi, urtësia e gjenialiteti i Enver Hoxhës e nxorën shqiptarin nga terrnaja dritëtymosur nga pisha dhe kandili, në dritën elektrike në çdo vatër ku jetonin shqiptarët e pakicat minoritare shtetase të shtetit shqiptar! Vetem gjenjaliteti i mendjes së Tij e renditi popullin shqiptar e kombin tonë në krahun e fitimtarëve të koalicionit më të madh të të gjitha kohërave, në LDB, pra në krah të BRSS, SHBA e Anglisë!

Vetem Enver Hoxha, si një atdhetar i përmasave të pamatshme, mbrojti e shpëtoi kombin e trojet tona, shpëtoi Shqipërinë nga ricopëtimet e planifikuara nga fqinjët tanë shovinistë e thellësisht kundërshqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …