Isa Ferizaj: NË TË ATDHEUT GJOKS, ENVERI, I LAVDIKOMBIT MEDALJON! - Poemë

Isa Ferizaj: NË TË ATDHEUT GJOKS, ENVERI, I LAVDIKOMBIT MEDALJON! – Poemë

Mali kryemal, rrin prore krah me Diell;
Ylli kryeyll, dritënor në t’mendjes qiell;
Frymon ende lavdia, na dha frymë jete;
Ai, yni Enver, më i madhi, burim shprese! ——-

Erdh kjo kohë e pakohë, kohëzeza terr;
Mbiu saj ligësia, jetën, e ktheu në ferr.
Se Dielli, zezëresh, tokën s’e ndriçon;
Dritëmendja diellore, sot na mungon!
Majamotet, fshehur mjegulle, s’duken;
Atdheu, shqiptaria, turpit, seç u skuqen.
Mbuluar, ç’e ka lpeja, mbanë Atdhenë;

Ikin shqipet, ikin, ia lënë djallit, folenë! ——

Shqiptaria, krenaria, dinjiteti, shkelur keq;
Mbretërojnë trojesh tona, dreq e i biri dreq!
Mëmëdheu braktisur, i mjeri, mbet pa nder;
Se rënë ka, trojesh tona, kuçedra kolerë! —–

Lavdimaleve, s’prâjnë, u derdhin rrufe;
Sot, vlerë-kryevlerë, turpi, zë vend nderi!
Poll ligësia, buçe dhe meçka, t’na shuaj ne;
Shqiptaria me zor frymon, se s’është Enveri! ——

Rron koha, ajo s’shuhet asnjëherë;
Kohërave dritëron, ylloryni Enver!
Motmotet, tej ikin, nesh ato largohen;
E, horizontesh, Kryeamali, madhërohet. ——

Rron, more, rron lavdia, nuk vdes kurrë;
Se yll, në flamur t’saj, Enveri kryeburrë!
Nuk shuhet dritylli, qiellmendjen ndrin;
Asaj dritëmendjeje, kombi i lyp mëkim! ——-

E vrantë koha, qielli derdh, shi e breshër;
Tradhti e tradhtarë, njëjtë, n’skutë të vjetër.
Ndaj të thërret kombi, ditë e natë, o Enver;
Eja, zap bëje ligësinë, mori dhenë, e saj erë!
Se populli të thërret Ty, kuçedra tmerrohet;
Me Ty s’matet ligësia, hijes Tënde, gufoset!
Se je shpresëdrita e njërëzimit, mbarë botës;
Je, Enver Hoxha, frymëliri e globalepokës! ——

Zien bota luftrash, në gjak lahet njerëzimi;
Me raketa vriten fëmijët, në radha ushqimi!
Përbinëshi, ndërsen hienat e, mbjell vdekje;
Sot lubijtë e çmendinës, për gjak, kanë etje! ——-

Politikëplakës, doli Bajlozi e, qet haraç;
Shtet pas shteti, don të gllabërojë, lubia!
Fantazmëmortajës, askush s’i thotë “plaç!”
Artificialja inteligjencë, frymëbajlozëria! ——

Ah, Enver Shqiptaria, sa i duhesh Botës!
T’ia kthjellosh qiellmendjen, njerëzimit;
Ta rijetësosh, ëndërrmadhen e “Botëresë”;
Veç Ti, na tregon, udhëdritën e shpëtimit! ——

Ti, legjendar betejash e, i luftrave fitimtar;
Historia Ty të njohu, emrin ta shkroi me ar!
Sa kohëra, shkojnë e vijnë, Ty, Yll të kanë;
Detnjerëzori, Teje, epoka lind, epoka ndan! ——

Për dore shtrënguar njëri-tjetrin, na mësove;
Sup më sup si malet, në fitore, prore na çove!
Historilavdinë me gjak shkruar, e njohu bota;
Sot prapa rend historia, se prapa i sillet rrota.
Në vallëzim absurdi me vdekjen, farës po dalim;
S’dimë ç’na ndodh, rrokullisjen dot s’e ndalim.
Shekujt së bashku, dot s’na nxorën nga humnera;
Na u deshe, legjendar, me Ty, na erdh pranvera! ——–

Në këmbë e ngritëm, Nënë Shqipërinë;
Në majamali e ngjitëm, atë dhe ladinë.
Se në ballë të patëm, Enver, s’u rrëzuam;
Faqedheu krenar me Ty, s’u turpëruam! ——-

Ditëmadhe, Jotja ditë e lindjes, Enver;
Sa Ti qe midis nesh, na dhe emër e nder!
Veç fitore, me Ty njohem, lart si shqipet;
Natën e bëmë ditë, në tokë, yjet i zbritem! ——-

Veç me Ty, tonën, e patëm Shqipërinë;
E begatuam, e dorën, askujt s’ia shtrimë.
Në ballë t’epokës, yll i saj, shkrove epope;
Me Ty, udhëndritur, jetuam “Botën e Re”! ——-

Sa të rrojë shqiptaria, emri Yt s’do harrohet;
Se rron në zemërkomb, aty, veç madhërohet!
Mbi tokësorin glob, si Everesti, Enveri vigan;
Ndaj prore, zemërnjerëzimi, brenda të mban! ——-

Se fryjnë erëra ligësish, dot s’vritet, lavdia;
Sa të rrojë Shqipëria, frymon Ti e shqiptaria!
Je shqiponjë në fushëgjak flamuri, i yni nder;
Mban Epoka Tëndin emër, Hero të ka, Enver!
Je diellori Ti, në qiellëndrrash njerëzore;
Qe burrështetas, s’njohe tjetër veç fitore!
Shkëlqeve Tëndes epokë, kombin nderove;
Munde ligësi, paudhësi, kurrë s’u frikësove! ——-

Sot kuçedërplaka, e çmendura e çmendinës;
Don t’na kafshojë, bushtra e Serbi shkinës.
Ne përçarë,shpinashpinës, dy shtete shqiptarë!
Njëri, shkjanë vëlla, sprovon tjetri, si atdhetar! ——-

Të ishe, o Enver, ua hiqje, të ligat huqe;
Kurrë shqiptari, nuk iu bë hasmit nuse!
E për trojet e veta, lumenj gjaku derdhi;
Sa hasmi na u sul, tokëjona, për të, ferri! ——-

Sot politikëtradhtarja, harbon me djallin;
S’don të dijë për asgjë, ngriti male me hallin!
Strategjiket pasuri e vende, hasmit ia falin;
Hesapedjallëzoret, për ta, mbarë t’iu dalin. ——-

S’ka sot Shqipëria forca punë, lyp të huaj;
Se politika, shqiptarët, i përzuri nga atdheu!
S’qe Enver, ikja qe, si kur vdiq Skënderbu;
Sot, mëvetësi,sovranitet, NATO do na i “ruaj”!
* * *
Ti Enver, s’na mësove, derrit t’i thonim dajë;
As s’na the se, pa punuar, ecën jeta si në vaj.
Sot pushtetpushti, në fyt lakun na shtrëngon;
Me vdekjen vallëzojmë e, askush nuk reagon!
Vallen na heq vdekja e, si ajo ne vallëzojmë;
Motesh kohëkota, ritëm vallevdekjes, pësojmë!
Lodhur vallëzimi, biem porsi gjethet vjeshtore;
Ashtu në cakvdekje, askush s’na kap për dore! ——

Mashtron politika, ngre qiellshpues, fallso jete;
Zhytur thellë-thellë në mjerim, flasim me vete.
Qemë, me Ty Enver, lartfluturueset shqipe, ne;
Prore, ditë e natë, si sytë tanë, ruajtë tonën fole! ——-

S’ditëm se ç’është tuta, lindur na kishte huta;
Luftrash vinim të pamposhtur, iknim në luftra.
Luftë qe jona jetë, luftrash kurrë s’u lodhem;
Si zogj shqipje, rreth Teje, prore u mblodhëm! ——-

Me besa-besë në Flamur e gjak lirie, lidhur ne;
Luftuam e fituam, krenarë u flijuam për atdhe!
Se mbi liri, Flamurkomb e Atdhe, gjë s’çmuam;
Me gjak dëshmorësh, heronjsh, historinë shkruam!
* * *
E nderit jona rrugë, qemë, në krah të Enverit;
S’e lypëm lirinë, e fituam, me grykë të maliherit!
Ia sollëm popullit pushtetin, bëmë dhe shtetin;
Bashkë me kazmë dhe libër, mbajtëm dyfekun! ——

S’harruam se hasmi kafshon, qemë vigjilentë;
Ecëm ne veç përpara, pas nesh, lehnin qentë!
I ngjitëm majat një nga një, n’marshim fitimtar;
Na vlonte zemre në damarë, gjakpastri shqiptar!
Sollëm dritë në mendje, ëndrrat i jetësuam;
Se dritëmendjes sate, Enver, ne u mësuam!
Jona jetë rritej, të parakohshëm vdekje harruam;
Shëruam plagët, në muze, kohëligen ngujuam! ——-

S’u lodhëm nga puna, saj vendin, e begatuam;
Prore ushtar, na donte Atdheu, liria, nuk harruam.
Mbollëm n’fusha e n’male, vetë bukën prodhuam;
Me trim Enverin, rrethanëvështirat i sprovuam! ——

Nga shtatë, në shtatëdhjetë, do vdisnim për Atdhe;
Për liri, Flamurkomb, kurrë s’na dhimbsej jeta ne!
Se kryekomandant Enveri qe, i fitoreve strateg;
Legjendë betejash, hero luftrash, Ai, Skënderbeg! —— –

Na prij Enver, – kombi i tha, historia e komandoi;
Nga fundhumnererrëta, n’maja lavdie, Ai na çoi!
Lavdia pas, Atë ndoq, me të vetin flamur e mbuloi!
Edhe kombi e atdheu, në pavdekësi, e përjetësoi! —–

I kombit mbarë Ai, heromadhi, kryefitimtari;
Me të Tijën frymë, nderoi kombin, Adem Jashari!
Herolegjendarë të tillë, nuk i zë asnjë lloj varri;
Kastriot,Enver Hoxhë,Adem Jashar,gjen shqiptari! —–

Rron Enveri në përjetësi, se rron zemërkombi;
Ndrin diell Enveri, horizontesh, majakreshtash!
S’perëndon, jo, dritë e Tij, saj drite ndrin Globi;
Sprovuar hibrideluftrash, theu luftra kolerash!
Se qenë shtetmëdha, a supërfuqi, s’pyeti trimi;
Zotdalës kombit, atdheut, drejt i shkoi prore tymi!
Ndaj sa të rrojë shqiptaria e atdheu, s’vdes Enveri;
Rron n’zemërkomb e, çdo vatër, Ai, lavdia, nderi! —–

Shkruhet vetë historia, e ndotin sharlatanët;
Rrin Enveri tek lavdia, prore me fitimtarët.
Shekujve rron frymë e Enverit, na frymëzon;
Në gjoks t’Atdheu, Enveri, i kombit medaljon! —-

Sa të ndrijë Dielli mbi dhѐ, yll Enver dritëron;
Jo, nuk shuhet gjenkombi shqiptar, prore rron!
I njerëzimi, Enver Hoxha, Everesti njerëzor;
Rron lavdia, Shqipëria, Yll Enveri ballëkohor!
Tiranë, më 16 Tetor 2025.

 

Tiranë, më 16 Tetor 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Muharremi: Vrapuesja e Prizrenit, lëvizje e përjetësisë

Ilir Muharremi: Vrapuesja e Prizrenit, lëvizje e përjetësisë

Arti tejkalon origjinalitetin i jep hijeshi, ritëm dhe bukuri. Shpirti i artistit vezullon nga ndërdija …