Isa Memishi: Kontributi i dr. Mehdi Polisit në revistën, Dituria Islame II

Isa Memishi: Kontributi i dr. Mehdi Polisit në revistën, Dituria Islame IV

Në numrin 22-23 (shkrut-mars 1991), të revistës ”Dituria Islame”, Profesor Polisi fillon me prezantimin e presonaliteve shqiptare në enciklopedinë ”Kâmûs al-a’lâm” të Sami Frashërit. Ai këtë prezantim e fillon me këtë titull: Abdyl Beu (Frashëri), Abdullah Hysni Beiu, i biri i Halid Beut.

Prezantimin e personaliteteve shqiptare të enciklopedisë ”Kâmûs al-a’lâm” të Samiut e përfshin në 18 vazhdime të revistës ”Dituria Islame”. Siç u tha edhe më lartë e filloi me Abdyl Frashërin për ta përfunduar me artikullin të cilin Samiu i  kushton shqiptarëve. Ky zë edhe është prezantimi më i gjatë. Samiu në këtë artikull në mënyrë tejet profesionale për vendbanimin, origjinën, gjuhën e popullit shqiptarë dhe gjithçka që ka të bëjë me popullin shqiptarë. Samiu shqiptarëve u bënë një prezantim që deri atëkohë në asnjë enciklopedi nuk i ishte bërë. Me këtë ai opinionin e gjerë shkencore e pati informuar në mënyrë te detajuar për popullin shqiptarë. Një zë tjetër që do ta kisha veçuar me këtë rast është ai që i kushtohet Skënderbeut. 15 Në këtë prezantim të personalitetit të Skënderbeut Samiu flet gjerë e gjatë duke ofruar të dhëna mjaft të sakta për origjinën e Skënderbeut, jetën e tij në oborrin e Sulltanit, sukseset e Skënderbeut gjatë kohës sa ishte lojal karshi Sulltanit, ikjen e tij nga ushtria e Sulltanit, rezistencën që i bëri ushtrisë osmane dhe raportet e tije me parinë e Italisë dhe perandorët e asaj kohe të vendeve evropiane.

Pasi që përfundon me zërin e prezantuar, Profesor Polisi në fund të secilit zë shënon shënimin si në vijim: Ch. Sami-Bej, Frascheri,  ”Kâmûs al-a’lâm” IV, Istanbull, 13311/1894, f. 3113.16

Një karakteristikë që duhet veçuar në prezantimin e zërave të enciklopedisë ”Kâmûs al-a’lâm”, që kanë të bëjnë me personalitetet shqiptare, nga ana e Profesor Plisit është plotësimi i përkthimit aty ku ai ka menduar se duhet dhënë edhe shënime shtesë. Kujtoj që këto shënime të Profesor Poslisit e plotësojnë zërin e prezantuar dhe për lexuesin shqiptarë zëri i prezantuar në enciklopedinë ”Kâmûs al-a’lâm” të Samiut plotësohet edhe më mirë. Shënimet janë dhënë mes kllapave, duke shënuar inicialet M.P., pra Mehdi Polisi. Këto shënime janë të shkurtra , nuk e rëndojnë tekstin. Komentet e Profesor Polisit zakonisht janë komete rreth terminologjisë së përdorur nga ana e Samiut. Sa për ilustrim po përmendim komentin e termit ajan (Njerëz autoritativ dhe me ndikim në një krahine).17 Apo termin rreth gradës ushtarake kapuxhi-bash (titull nderi që u jepej funksionarëve të oborrit të Sulltanit, gradë në mes mirahorit dhe miralemit (M.P).18

Komentet që Profesor Polisi i prezantonte në revistën ”Dituria Islame gjatë prezantimit të personaliteteve shqiptare të enciklopedisë ”Kâmûs al-a’lâm” në krahasim me to që më vonë i ofroi në formë të fjalorit në veprën në kuadër të kompletit të veprave të Samiut, janë mjaft modeste. Profesor Polisi lidhur me këtë thotë: ”Për të mos e ngarkuar tekstin, meqë kemi të bëjmë me një terminologji të pasur dhe të përsëritur shpesh, vendosëm që terminologjinë e përdorur këtu ta shpjegojmë në fund të librit në formë të fjalorit”. 19 Pra, ai tani për gjithë ato terma jep shënime të mjaftueshme duke i vjelë nga literatura e bollshme që ai ka përdorur për të plotësuar këtë përkthim të personaliteteve shqiptare në enciklopedinë ”Kâmûs al-a’lâm”.

Profesor Polisi ishte plotësisht i vetëdijshëm se shumë tituj apa grada që ekzistonin në periudhën e Perandorisë Osmane, ishin karakteristika të asaj periudhe dhe të asaj perandoria, andaj edhe i përdori në origjinal. A i ishte i vetëdijshëm se  ishte e pa mundur që të gjendje një ekuivalencë në gjuhën shqipe, andaj edhe i përdori në origjinal. Ai, siç u cek edhe më lartë, ofroi sqarime mes kllapave për kuptimin, por në tekst i përdori mu ashtu siç i kishte përdorur vetë autori. Kemi rastin për shembull termin padishah, vezir, kajmekam, shejhul islam etj.

Pavarësisht se të njëjtët artikuj Profesor Polisi më vonë i botoi si tërësi në kuadër të kolonës së veprave të Sami Frashërit, megjithatë seria e botimeve të këtyre zërave në revistën ”Dituria Islame” , marrë parasysh lexuesit e shumtë të kësaj reviste, kontributi i tij  do të mbetet një kontribut i papërsëritshëm në publicistikën islame në gjuhën shqipe dhe një thesar, i cili për një kohë të gjatë do të jetë burim informate për lexuesit e kësaj reviste.

Literatura dhe referencat:

1 Mulla Sherif Ahmeti ()1920-1998, themelues i publicistikës islame, përkthye i Kur’anit në gjuhën shqipe. Dituria Islame online , Posted on 11/09/2013.

2 ZAni i Naltë, V. I, Tiranë, 2014, f. XI

3 Romani  Taaşşuk-i Talat ve Fitnat i Sami Frashërit i përkthyer nga Mehdi Polisi dhe Ruzhdi Lata u botua më 1984 nga Shtëpia Botuese Rilindja, me numrin rendor 6.

4 Mehdi plisi Enciklopedia e Sami Frashrit Kamus al-a’lam thesar diturish, Hikmet nr. 4. f. 1.

5 Në gjitha punimet e Profesor Mdhsi Polisit titullin origjinal të kryeveprës së Sami Frashërit e hasim të transkriptuar në formën Kâmûs al-a’lâmi. Ne me këtë rast do ta prezantojmë në këtë formë, edhe pse mendojmë se transkriptimi më i drejtë i titullit të enciklopedisë së Samiut, i cili në origjinal është قَامُوسُ اْلاُعْلاَم , do të ishte në formën ” Kâmûsu-l-a’lâmi”.

6 Mehdi Polisi ”Adaptimet fonetike të arabizmave në gjuhën shqipe”, Dituria Islame nr. 19, 19, 1990, Prishtinë. F. 33.

7 Po aty f. 33.

8 Po aty f.34.

9 Në kohën kur jetoi dhe veproi Sami Frashëri frëngjishtja dhe latinishtja ishin gjuhë të shkencës në qarqet shkencore evropian. Andaj kujtoj që kjo edhe e shtyri Samiun që nga gjuhët evropiane të përqendrohet në këto gjuhë.

10 Këto janë të dhënat e Aga Siir Levendit rreth literaturës së përdorur nga Samiu gjatë hartimit të enciklopedisë ”Kâmûs al-a’lâmin”. Samiu kur e kishte përgatitur Kâmûs al-a’lâmin kishte bërë edhe një listë të literaturës së shfrytëzuar, të cilën botuesi Mihran e kishte botuar në një fletë të veçantë. Kjo listë i kishte rënë në dorë drejtorit të Bibliotekës Universitare të Stambollit, zotëri Nurettin Kalkandelenit i cili ia kishte ngjitur vëllimit të parë të Kâmûs al-a’lâmit që gjendej në atë bibliotekë. Në këtë listë janë 84 tituj të veprave arabisht, turqisht dhe persisht, kurse nga literatura evropiane shihen 7 vepra enciklopedike: Bouillet, Dictionnaire universel d’historie et de geographie; Vivien de St. Martin, Nouveau dictionnaire de geographie universelle; Alfred Dantes, Dictionnaire biographiquet bibliographique etj.

11 Me veprën ”Mu’xhemu-l-buldan”të Jakut Hmeviut janë marrë edhe disa orientalistë tjerë pos Heinrich Ferdinand Wustenfeld-it. Ndër ta është edhe orientalisti anglez Dawid Samuel Margoliouth. Për më shum rreth këtij orientalisti shih Abdu-rr-Rrahman Bedevi ”Leksikoni i orientalistëve” f. 68; Jucolus Golius, shih Abdu-rr-Rrahman Bedevi, vep.cit. 221: Jheodor-William-Jan Juynboll, Abdu-rr-Rrahman Bedevi, vep.cit, f. 346.

12 Fjala është për orientalistin Heinrich Ferdinand Wustenfeld. Për më shumë rreth këtij orientalisti gjerman shih: Abdurrahman Bedeviu: Leksikoni i orientalistëve, Logos A, Shkup, 2014. F. 148-153.

13 Mehdi Polisi, Sami Frashëri dhe Kâmûs al-a’lâm, Dituria Islame, nr. 43, 1992, Prishtinë, f. 20.

14 Profesor Polisi për këto data thotë se është mbështetur në librin: Faik Reshit Unat, Hicri Tarihleri Miladi Tarihe Çevirme Kilavuzu, Ankara, 1974. Për më shumë shih, Sami Frashëri, vepra 9, Personalitetet shqiptare së Kâmûs Al-A’lâm, Logos A, Shkup, 2004, f. 18.

15 Kâmûs al-a’lâm i Sami Frashërit, Skënderbeu, Dituria Islame, nr. 12 (janar 1992), f. 23,24.

16 Profesor Plisi të njëjtën material të prezantuar në revistën ”Dituria Islame”, më vonë si tërësi e botoi botim të veçantë në kuadër të kompletit të veprave të Sami Frashëri nga shtëpia botuese Logos A, 2004, Shkup. Shënimet të cilat Profesor Plisi në revistën Dituria Islame, pas prezantimit të çdo zëri, i prezantonte në fund të secilit zë, në veprën me Nr. 9. të titulluar Personalitetet shqiptare në Kâmûs Al-A’lâm të Sami Frashërit, i shënon me fusnotë me këto shënime: Sa për ilustrim po përmendim zërin  Kâmûs al-a’lâm IV, f. 3113.

17 Kâmûs al-a’lâm i Sami frashërit, Mustafa Pasha (alemdar ose bajtraktar), Dituria Islame, nr. 24, prill 1991,  Prishtinë, f. 42. Të nijetin term në fjalorthin e veprës së Samit, vëllimin e Personalitetet shqiptare në Kâmûs Al-A’lâm, Logos A, Shkup 2004, f. 72 do ta hasim me koment më të gjerë: Ajan. – Njeri me autoritet dhe me ndikim i një vendi, i një krahine ose i një shtrese, klase (turq, ayan me kuptimet e sipërshënuara, < shum. ar. a’jân, njëjës. ‘ajn “udhëheqës, i parë”, “sy”) Përdoret me kuptimin e njëjësit.

18Kâmûs al-a’lâm i Sami Frashërit, Mustafa Pasha (alemdar ose bajtraktar, Dituria Islame, nr. 24, prill 1991.

19 Sami Frashëri, Personalitetet shqiptare në Kâmûs Al-A’lâm, Logos A, Shkup 2004, f. 20.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Në tendën tonë në Rreze të Baliqit vijnë për të na vizituar eprorët e operativës: Xhavit Sadrijaj dhe Muharrem Sylejmani. (E martë 20 prill, 1999)

Është një ditë tanimë e rëndomtë, në tendë. Vazhdimisht po bën mot i lig. Edhe …