Isa Mustafa

Isa Mustafa: Kosova është shndërruar në problem të sigurisë, nuk e shoh marrëveshjen përfundimtare as për 10 vjet

Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se as në horizont dhjetëvjeçar nuk sheh marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ku krejt kjo sipas tij është për shkak të papërgjegjësisë së këtij pushteti. Kosova është shndërruar në problem të sigurisë. Ndërkaq as në horizont dhjetëvjeçar nuk e shoh marrëveshjen përfundimtare. Krejt për shkak të papërgjegjësisë së këtij pushteti. Askush, as SHBA, as BE dhe as Mbretëria e Bashkuar s’flasin për te dhe as për njohje reciproke. Kosova tani është shndërruar në problem të sigurisë”, u shpreh Mustafa për Gazeta Blic. “Kurti e futi dialogun në mekanizma të sanksioneve. Tani edhe zbatimi moszbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit peshohet me sanksione”, tha Mustafa.Ai tha se edhe nëse Kurti dëshiron të jap dorëheqje e të mos i zbatoj marrëveshjet këtë nuk do t’ia lejonte komuniteti ndërkombëtar. Pas takimit Kurti-Vuçiq, që pritet të mbahet në shtator, Mustafa për Gazeta Blic ka thënë se Kurti e ka futur dialogun në mekanizma të sanksioneve, ku edhe marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit peshohet me sanksione.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …