Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke i akuzuar se gjatë katër viteve të fundit kanë shpërfillur problemet reale të qytetarëve dhe janë fokusuar vetëm në retorikën e konfliktit me Serbinë. Mustafa tha se diskursi publik i dy krerëve institucionalë ka qenë i mbushur me tensione e paralajmërime lufte, duke lënë në harresë çështje kyçe si zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe mirëqenia sociale. “Osmani dhe Kurti mbi katër vite çdo javë kanë folur për luftë me Serbinë. Ky ka qenë diskursi i saj dhe i Kurtit. Nuk ka qenë ekonomia, mirëqenia, zhvillimi i qëndrueshëm, arsimi i mirë, shëndetësia,” – tha Mustafa.  “Veprimet kokë në vete, të pakoordinuara me NATO-n dhe faktorët relevantë ndërkombëtarë, sigurisht se mund të çojnë në konflikte. Ndryshe, ku qëndron arsyeja e prezencës ndërkombëtare ushtarake në Kosovë?”, shtoi ai.  “Në cilësinë e presidentes, Vjosa duhet t’u tregojë qytetarëve se çfarë konflikti u parandalua kohëve të fundit. Ne s’mund ta pyesim Presidentin Trump, por po presidenten e Kosovës, dhe çfarë do të ndërmarrë ajo që të parandalohen rreziqet në të ardhmen,” përfundoi Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Klase shkollore

Alarmon SBASHK: Po boshatisen shkollat, mësimdhënësit dhe nxënësit po emigrojnë drejt Evropës

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala, ka ngritur …