Isa Mustafa

Isa Mustafa: Nëse koalicioni i ka votat për demarkacion, atëherë edhe LDK-ja do ta ndihmojë këtë proces

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se tani është në dorën e qeverisë që t’i sigurojë votat për ratifikimin e Demarkacionit. Ai ka thënë se nëse koalicioni i ka votat, atëherë edhe LDK-ja “do ta ndihmojë këtë proces”. Këto deklarata ai i bëri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ku pikërisht temë e diskutimit ishte çështja e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi. “Ne biseduam për çështjen e Demarkacionit dhe propozimet e qeverisë që në Kuvend ta procedojë ratifikimin e kësaj marrëveshje. Ne si LDK besojmë se është përgjegjësi e koalicionit që ata t’i sigurojnë votat dhe disponimin që ta përkrahin marrëveshjen në Kuvend. Nëse koalicioni i ka votat edhe ne do ta ndihmojmë këtë proces”, deklaroi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …