Gjenerallejtënant Rrahman Rama mori letër urimi nga gjenerali amerikan Dunfort

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pranuar një letër urimi për Ditën e Forcës nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Joseph F. Dunfort i Riu. Ai në letër  i shpreh Komandantit të FSK-së dhe të gjithë pjesëtarëve, urimet më të mira dhe të sinqerta me rastin e Ditë së Forcës duke u shprehur: ,, Urime për ju dhe për pjesëtarët e FSK-së për festimin e Ditës së FSK-së’’. <ë tej në letrën e tij thekson se ,,Ushtria amerikane çmon partneritetin me FSK-në, dhe udhëheqja juaj shërben si një shenjë udhëzuese për shoqërinë kosovare’’. Gjenerali amerikan, duke iu drejtuar Komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës thekson në letër se ,,Angazhimi juaj për të krijuar një Forcë të integruar tregon se FSK-ja është një lider në iniciativat e reformës shoqërore.’’

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …