Kryeministri Haradinaj priti në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë

Kryeministri, Ramush Haradinaj priti në takim udhëheqësit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, të udhëhequr nga Drejtori i NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryeministri, Ramush Haradinaj foli për rëndësinë që ka për vendin tonë, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë mbështetja e vazhdueshme nga NATOs. Në vazhdim të bisedës, ai i njoftoi e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë ( NALT) me angazhimet e NALT-it në Kosovë, angazhimin e përbashkët me FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë, si dhe për planet në vitin 2018. Ndërkohë, Drejtori i NALT-it, Gjenerali Ralf Hoffmann, njoftoi kryeministrin Haradinaj me angazhimet e NALT-it në Kosovë, angazhimin e përbashkët me FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë, si dhe për planet në vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …