Isa Mustafa

Isa Mustafa nuk ka pritur që Qeverisë së tij t’i adresohen keqpërdorimet e aferat

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar kundër mocionit të mosbesimit nga opozita, i cili të mërkurën do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës. Ai shprehet  se  nuk ka pritur që Qeverisë së tij t’i adresohen keqpërdorimet, vjedhjet, abuzimet e aferat me të cilat asnjë vendim dhe anëtar i kësaj Qeverie s’ka të bëjë. Përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtar  ka numëruar të arriturat e Qeverisë së tij në  mirëqenien e qytetarëve të vendit.  “kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale. Kjo Qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet. Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017. Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngrihet edhe më tej ka premtuar kryeministri Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …