Bahri Fazliu

Në 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të Kombit, Bahri Fazliu mbahen aktivitete tematike e përkujtimore

Në 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të Kombit Bahri Fazliu, organizohen homazhe te lapidari i heronjve: Fahri dhe Bahri Fazliu. Homazhet zhvillohen në fshatin Llaushë të Besianës duke filluar në ora 12:00. Bahriu ishte ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Në kuvendin themelues të kësaj Organizate u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Përkohshëm, si dhe anëtari redaksisë së gazetës Çlirimi. Emrin e këtij organi të shtypit të LKÇK-së, e kishte propozuar, Bahriu. Më 7 maj 1998, Bahriu bie trimërisht në kufirin në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe të Mali të Zi, afër Plavës. Bashkëkombësit liridashës në Plavë, trupin e Bahriut e varrosin në varrezat e Plavës. Pas tri javësh, vëllezërit dhe shokët, trupin e Bahriut e zhvarrosin nga varrezat e Plavës dhe e varrosin në vendlindjen e  tij, afër vëllait dëshmor, Fahriut.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …