Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar se përgjegjësia për dialogun me Serbinë bie mbi koalicionin qeverisës, ndërsa pronësia e këtij procesi i takon shumicës kushtetuese parlamentare dhe asnjë subjekti veç e veç. Ai ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike me Skender Hyseni, Koordinator Shtetëror për dialog, të cilit i ka shprehur përkrahjen tij dhe të LDK-së për kursin se nuk ka asnjë marrëveshje të veçantë, jashtë marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Në rrjetin social ai ka shkruar se në procesin e dialogut me Serbinë duhet të përkrahen institucionet e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
