Robert Bosch

Ish-ambasadori holandez Robert Bosch flet për Hagën dhe UÇK-në

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka vizituar Kosovën, me c’rast e ka mbajtur një ligjëratë publike para studentëve të kolegjit Universum. Ai u fokusua kryesisht tek procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bosch u shpreh kritik ndaj raportit për trafikim organesh të ish-senatorit zviceran Dick Marty, duke theksuar se përmbante shumë mangësi dhe nuk pasqyronte situatën reale. E mbaj mend se kam qenë jashtëzakonisht i irrituar kur u mbështet raporti i Dick Martyt, sepse në vlerësimin tim ai përmban shumë mangësi. Për këtë çështje kam pasur polemika edhe me zyrtarë të tjerë evropianë dhe jam habitur kur ata e mbështetën raportin e Martyt, në të cilin pretendohet se ka pasur trafikim organesh të kryera nga udhëheqës të UÇK-së”, ka thënë Bosch. Ai gjithashtu shprehu besimin se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm në fund të procesit, duke theksuar se dorëzimi i tyre vullnetar në Hagë është një veprim që duhet vlerësuar, dhe se një proces i drejtë gjyqësor do të sjellë drejtësi. Në fund të vizitës, bordi i kolegjit Universum nderoi Robert Bosch me Çmimin Global të Lidershipit për përpjekjet e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Holandës dhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Hekuran Murati, boll me lojëra politike, zhblloko buxhetin e kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar publikisht nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran …