Ish-ambasadori i SHBA-ve në Bosnjë thotë së ndryshimi i kufijve mund të sjellë pasoja në Ballkan

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Bosnjë, Richard Kauzlarich thotë së ndryshimi i kufijve mund të sjellë pasoja në Ballkan

Ish-ambasadori amerikan në Bosnjë, aktualisht profesor në Universitetin, Gerge Mason, Richard Kauzlarich ka dalë kundër idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan. Sipas tij, veprimi i tillë nuk do të sillte pasoja në rajion. “Nga koha kur shërbeja në Bosnjë, kur njerëzit dëshirojnë të vizatojnë kufij, ndodhin gjëra të këqija. Nuk e di se çfarë planifikojnë Kosova dhe Serbia, por hartat e reja nuk e zgjidhin problemin mes dy vendeve. Nuk e di as se si njerëzit në Bosnjë i shohin këto zhvillime”, ka thënë ai në një intervistë për N1. E lidhur me rolin Gjermanisë dhe Britanisë në Ballkan, ai tha se mendimit të kësaj të fundit duhet t’i kushtohet vëmendje e shtuar. Megjithatë, siç thotë Kauzlarich Gjermania ka luajtur një rol vendimtar dhe aktiv kohëve të fundit në regjion. “Vendosja e Bosnje e Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit eventual në BE është e arsyeshme dhe e pranueshme si rrugë përpara”, theksoi në fund Kauzlarich.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …