Ish-analisti i CIA-s: SHBA nuk e sheh më Kurtin si partner, kërkon zgjedhje në Kosovë

Ish-analisti i CIA-s për Ballkanin, David B. Kanin, ka deklaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën është një sinjal i qartë i humbjes së besimit në kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Sipas Kanin, ky veprim i Washingtonit nënkupton se SHBA-të nuk duan më të bashkëpunojnë me Kurtin dhe se zgjidhja e vetme e parë nga amerikanët janë zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë. “Kjo bën një dallim të madh për Kosovën. Shtetet e Bashkuara po sinjalizojnë se nuk duan të bashkëpunojnë me Albin Kurtin. Kjo është e qartë. Ata duan zgjedhje”, tha Kanin. Ai shtoi se dështimet e politikës së jashtme të presidentit amerikan Donald Trump në Ukrainë dhe Gaza kanë rritur presionin mbi administratën amerikane për të mos lejuar një tjetër krizë në Ballkan, duke e parë dialogun Kosovë–Serbi si prioritet strategjik. “Kryeministri Kurti për vite me radhë ka bërë të qartë se nuk e pranon dialogun ekzistues me Serbinë, sidomos Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Por kjo sjellje ka lodhur SHBA-të, të cilat nuk duan më të përballen me refuzime e retorikë, por kërkojnë rezultate konkrete”, theksoi Kanin. Megjithatë, ai ngriti edhe pyetjen se çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve të mundshme të parakohshme, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e liderëve opozitarë janë aktualisht në procese gjyqësore në Hagë. “Edhe nëse Kurti humb, kush do të jetë kryeministri i ardhshëm? Kjo mbetet e paqartë”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …