Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku
Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Drenicës,nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar në zyrat e EULEX-it

 Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Drenicës, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar në zyrat e EULEX-it për një intervistë me hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.  Siç konfirmoi djali i tij, Mergim Lushtaku, i cili është deputet i PDK-së, tha se po diskutojnë me avokatin, duke supozuar se intervista mund të zhvillohet vetëm përmes telefonit. Avokati dhe Sami Lushtaku qëndrojnë ende në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Mergim Lushtaku ndodhet jashtë zyrave të EULEX-it së bashku me të tjerët të familjes. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, dhe disa anëtarë të kabinetit të tij gjithashtu janë të pranishëm në këtë situatë. Një ditë më parë, një nga personat e synuar për bastisje nga Specialja ishte Komandantii i UÇK-së, gjatë luftës  Sylejman Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …