BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Të vazhdohet me qasjen më të drejtë dhe më të respektueshme ndaj guximit dhe kapacitetit të femrës

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjitha femrat me rastin e festës së tyre ndërkombëtare të 8 Marsit, ditës që shënon kthesën e madhe, ndërgjegjësimin shoqëror për barazinë si të drejtë legjitime e tyre dhe respektit më të madh shoqëror. Le të jetë kjo ditë shkëndijë reflektimi mbi rolin jetik të femrës në të gjitha proceset e zhvillimit shoqëror dhe apel që të vazhdohet me qasjen më të drejtë dhe më të respektueshme ndaj guximit dhe kapacitetit të femrës. Bashkimi Demokratik për Integrim  i ka kushtuar në vazhdimësi rëndësi të veçantë avancimit të pozitës shoqërore të femrës, ka kontribuar në rritjen aktuale të përfaqësimit të saj në çdo institucion, mbështet aktivizmin e saj dhe do të vazhdojë proklamimin dhe zbatimin e zotimeve për avancim të mëtejshëm të vlerës së barazisë gjinore. Në kuadër të subjektit tonë politik, funksionon edhe Sekretariati për Mundësi të Barabarta që angazhohet për jehonë më të madhe faktorizuese të femrës në përgjithësi. Bashkë pa paragjykime le të vazhdojmë të çojmë përpara proceset e zhvillimit të vendit dhe të ndihmës evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …