LDK ngre alarmin: Kosova importoi rreth gjysmë milioni kilogramë mish gjedhi nga Serbia në vetëm gjashtë muaj

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës Janina Ymeri, ka kritikuar importin e mishit të gjedhit nga Serbia, duke deklaruar se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit në Kosovë kanë hyrë rreth gjysmë milioni kilogramë mish i freskët gjedhi. Përmes një reagimi publik, Ymeri tha se kjo sasi e importeve është shqetësuese, duke ngritur pikëpyetje mbi mbështetjen ndaj prodhimit vendor dhe politikat tregtare të institucioneve. “Prej interesimit që keni për informata të prodhimit vendor, mish gjedhi nga Serbia kemi marrë afër gjysmë milioni kilogramë për vetëm gjashtë muaj. Pra, gjysmë milioni kilogramë për gjysmë viti. Çfarë?! Mish gjedhi, i freskët”, ka shkruar ajo. Ymeri ka drejtuar kritika edhe ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke e cilësuar kontradiktore lejimin e importeve të tilla nga Serbia, ndërsa, sipas saj, përdoret një retorikë e ashpër ndaj Beogradit në çështjet politike dhe të sigurisë. Sipas deputetes së zgjedhur të LDK-së, mbështetja e prodhuesve vendorë dhe rishikimi i politikave të importit duhet të jenë prioritet për institucionet e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …