Specialja cakton seancat e radhës për rastin “Thaçi dhe të tjerët” – gjykimi vazhdon më 17–19 gusht

Gjykata speciale  në Hagë kanë njoftuar se kanë caktuar paraprakisht datat 17, 18 dhe 19 gusht 2026 për mbajtjen e seancave gjyqësore në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, që lidhet me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas njoftimit të Gjykatës Speciale, datat janë vendosur si orientuese dhe mund të pësojnë ndryshime, ndërsa përditësime të tjera do të publikohen sapo të ketë informacione shtesë. Rasti përfshin ish-presidentin Hashim Thaçi, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin. Të pesë të akuzuarit, pas konfirmimit të aktakuzës, janë vetë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Dosja e çështjes iu kalua gjyqtarit të vetëm për gjykim më 12 nëntor 2025, ndërsa procesi gjyqësor nisi më 27 shkurt 2026. Zyra e Prokurorit të Specializuar përfundoi paraqitjen e provave më 13 mars 2026. Në fazën e mbrojtjes, prova paraqitën vetëm ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit dhe Isni Kilajt. Një dëshmitare e thirrur nga mbrojtja e Thaçit dëshmoi më 11 dhe 12 maj, ndërsa të gjitha ekipet mbrojtëse përmbyllën paraqitjen e provave të tyre në periudhën 14–18 maj 2026. Seancat e planifikuara për mesin e gushtit pritet të shënojnë vazhdimin e këtij procesi gjyqësor në gjykatën speciale në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria dërgon një togë ushtarësh në brigadën shumëkombëshe të NATO-s në Rumani

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për dërgimin e një toge nga Forcat …