Azem Sylës i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla është liruar nga paraburgimi

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish deputeti i PDK-së Azem Syla është liruar nga paraburgimi. Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati i tij Besnik Berisha. Ai ka thënë se sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit kundër Azem Syla. “Gjykata ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për lirim të menjëhershëm nga masa e paraburgimit. Z. Syla do të mbrohet në liri”, ka thënë Berisha. Syla akuzohet për keqpërdorim dhe tjetërsim pronash në Prishtinë. Bashkë me të akuzohen edhe disa persona tjerë në rastin e njohur si “Toka”.

Kontrolloni gjithashtu

Shala, PDK: Qeveria Kurti po u garanton miliona KEDS-it, KESCO-s, NOA-s dhe GEN-it në kurriz të qytetarëve

Ferat Shala: Kosova mbi 8 muaj pa qeveri

Kosova vazhdon të mbetet në një ngërç të thellë politik, tashmë për më shumë se …