Engel

Ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka përshëndetur mision e parë paqeruajtës të FSK-së jashtë vendit

Ish-kongresmeni amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel ka përshëndetur mision e parë paqeruajtës të FSK-së jashtë vendit. “Urime Republikës së Kosovës për bashkimin në misionin tuaj të parë paqeruajtës ndërkombëtar”, ka shkruar Engeli në llogarinë e vet në “Facebook”. Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt, të martën është cilësuar si ditë historike nga udhëheqësit politikë në Kosovë. Misioni paqeruajtës gjashtëmujor është bërë falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizon Policinë e Kosovës lidhur me rinumërimin e votave në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se po ndjek …