leoni

Yuri Kim

Ambasadorja, Yuri Kim i dha mesazhe KQZ-së, që të largojë nga gara kandidatët me probleme dhe me rekorde kriminale

Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim pas takimeve politike në Elbasan dhe me qytetarët ka folur për mediat duke dhënë mesazhe të drejtpërdrejta për KQZ, që të largojnë nga gara kandidatët me probleme dhe me rekorde kriminale. Ajo deklaroi se Amerika  i ka të qarta pritshmëritë dhe se liderët politik duhet të marrin përgjegjësitë. Në komunikimin për mediat Kim theksoi se kjo nuk është dëshirë e Amerikës  që nuk pëlqen njërin apo tjetrin. “Kjo është një javë e rëndësishme se partitë politike kanë dorëzuar listën me kandidatët, në të shkuarën mendoj se gara në qytetin e Elbasanit ka qenë shumë e rëndësishme, prandaj mendova se kjo do të ishte koha e mirë për të ardhur, për ta parë vetë situatën dhe për të takuar disa nga udhëheqësit dhe njerëzit këtu. Shtetet e bashkuara  kanë qenë shumë të qarta lidhur me pritshmëritë tona për kandidatë të pastër, është thelbësore që drejtuesit politik të marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar, duke marrë në konsideratë të gjitha ato përcaktime të bëra nga SHBA, të cilat kur merren vendimin nuk merren lehtësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …