Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall me letër emocionuese për krerët e UÇK-së në Hagë: “Jeni vëllezërit e mi, mbahuni të fortë”

Ish-kongresmeni amerikan Tony Hall ka qëndruar së fundmi në Hagë, ku ndonëse nuk arriti të takohet fizikisht me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim, u është drejtuar atyre me një letër të ndjerë dhe mbështetëse. Në letrën e datës 19 maj 2025, Hall i quan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin “vëllezër të dashur” dhe shpreh përkushtimin e tij shpirtëror duke thënë se “jam aty, vetëm disa dhjetëra metra larg jush, nën të njëjtin qiell dhe të njëjtin ajër”. Ai i inkurajon të qëndrojnë të fortë dhe të mos e humbasin shpresën, duke theksuar se edhe në vështirësi kanë një rol për të luajtur për Kosovën. “Keni ende shumë për të bërë dhe keni mjetet shpirtërore për ta bërë këtë,” shkruan ai. Hall gjithashtu ndan përvojën e tij për krijimin e Ditës Kombëtare të Lutjes në SHBA dhe fton krerët e UÇK-së që të thërrasin bashkëkombësit e tyre në një ditë lutjeje për Kosovën. “Unë besoj se kur një komb përulet në lutje, Zoti dëgjon,” përfundon ai mesazhin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 60 OJQ alarmojnë për krizën politike në Kosovë

Më shumë se 60 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj vazhdimit …