Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po bëjnë Epopenë e vazhdimit të luftës, deklaron ish-gjenerali, Kudusi Lama

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po bëjnë Epopenë e vazhdimit të luftës, deklaron ish-gjenerali, Kudusi Lama. Ai thotë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë të zënë peng dhe prapa grilave po vazhdojnë luftën për ta bërë të fuqishëm kombin shqiptar. Në 27-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Lama thotë se fjalime do të mbajnë,   ata që nuk marrin vesh nga lufta. Këtë e quan të neveritshme dhe shërbim ndaj Serbisë, teksa shprehet i pakënaqur me trajtimin që i bëhet sot luftës çlirimtare. Gjenerali i luftës deklaron se Kosova e Shqipëria nuk po bëjnë asgjë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ata nuk janë tjetër vetëm se të marrë peng për interesa të Serbisë. Kështu që për fatin e keq nuk ka asnjë kujdestar që merret me ta nga atdheu i tyre, nga shteti i tyre edhe nga kombi i tyre. Ata janë shumë të fortë dhe vërtet ata po bëjnë një Epope atje në Hagë, prapa hekurave. Po bëjnë Epopenë e tyre, Epopenë e vazhdimit të luftës për ta bërë fuqishëm kombin shqiptar, nënvizoi gjenerali, Kudusi Lama.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …