Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, shprehet i sigurt se dokumenti që ka publikuar për projekt -statutin e Asociacionit, është autentik

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, shprehet i sigurt se dokumenti që ka publikuar për projekt -statutin e Asociacionit, është autentik. Ai ka thënë se Publikimi i Draftit, është bëtë pasi jam siguruar në mënyrë absolute që dokumenti është autentik, dhe ky është dokumenti që i është prezantuar, kryeministrit Kurti, pas fazës së verifikimit të dokumentit, s’kam pas asnjë dilemë a duhet të publikohet. Burim Rmadani thotë se emri është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ka pas edhe më herët debat që ka më pas një emër tjetër, selia është Mitrovica e Veriut përpos nëse komunat anëtare vendosin ndryshe pastaj,  struktura është Kuvendi – presidenti, zëvendësi ose kryetari, bordi, këshilli, administrata. Bordi është pjesa ekzekutive dhe kryesuesi i bordit është krye-shefi ekzekutiv. Administrata do të përbëhet nga qytetarët profesionistë pavarësisht nëse janë të komunave anëtare apo jo. Qëllimi është forum për bashkëpunimin dhe koordinimin  ndërkomunal dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb”. Te marrëdhëniet, institucionet qendrore të Kosovës, qeveria e presidenca, quhen me një term autoritetet qëndrore. Asociacioni nuk do të cenojë apo anashkalojë autoritetin dhe kompetencat kushtetuese e ligjore të anëtarëve të saj, ka sqaruar mes tjerash, Burim Ramadani.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …