Ish-kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sërish para Gjykatës Speciale, tashmë nën akuzën e re se i  ka penguar dëshmitarët  

Ish-kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sërish para Gjykatës Speciale, tashmë nën akuzën e re se i  ka penguar dëshmitarët. Ai në fjalën e tij hyrëse përmendi faktin se Prokuroria e Hagës ia kishte ngritur aktakuzën e parë veç tre muaj para se ai të rizgjidhej kryetar i vendit, ndërsa aktakuza e re vjen veç dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. sikur  e tha avokatja, para se të deklarohem, dua të shtoj diçka, pikërisht në këtë fazë të hershme të këtij procesi, për mbarëvajtjen e rregullt, kushtetues e ligjor. Para 4 vitesh, nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje, vetëm 3 muaj para se të rizgjedhesha president,  para 10 ditësh, nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë, vetëm 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Unë nuk jam pjesë e garës politike, e as nuk kam ambicie politike, as president, as kryeministër, as deputet, as pozitë publike. Theksoj se nuk jam pengesë, e nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politike as projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për lirinë e shtetin e Kosovës, me vizionin për anëtarësim në NATO, BE, raport special të përjetshëm me Amerikën.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …