Ish kryetarja Atifete Jahjaga ka përkrahur emërimin e Hilari Klinton për postin e presidentes së SHBA-ve

Ish kryetarja Atifete Jahjaga ka përkrahur emërimin e Hilari Klinton për postin e presidentes së SHBA-ve

Ish kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga ka përkrahur emërimin e Hilari Klinton për postin e presidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë fjalimit në Institutin Kombëtar Demokratik, të organizuar në kuadër të Konventës Demokratike në SHBA ajo fillimisht ka falënderuar Shtetet e Bashkuar atë Amerikës dhe ish sekretaren e Shtetit, Madelinë Ollbrajt për ndihmën e tyre dhënë popullit të Kosovës në luftën për çlirim dhe shtoi se fal kësaj ndihme dy milion qytetar të Kosovës jetojmë dhe përparojmë në liri dhe paqe. Ish kryetarja, Atifete Jahjaga shtoi më tutje se Hilari Klinton është grua që gjithmonë ka qenë e vendosur për të mbrojtur vlerat dhe ka vepruar në mbrojtje të tyre. Gjatë karrierës së saj, ajo ka mbrojtur të drejtat e njeriut, promovoi barazi, mbrojti grupet dhe komunitetet e margjinalizuara në vend dhe jashtë. Në emër të grave lidere në këtë sallë, dua të jap një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat amerikane: Ju keni mundësinë të bëni histori. Ju nuk jeni duke zgjedhur vetëm presidentin e Shteteve të Bashkuara, ju jeni duke zgjedhur liderin e Botës së Lirë. Le të jetë ajo!, theksoi ish kryetarja, Atifete Jahjaga.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …