Ish-ministri gjerman, Mihael Roth, i thotë kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq se të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm

Ish-ministri gjerman për Evropë, Mihael Roth, iu ka kundërpërgjigjur kryetarit  të Serbisë, Aleksander Vucic, pasi ai e ka përmendur në konferencën e tij për media kur ka folur për grupin terrorist që ka sulmuar dje Policinë ë e Kosovës. Mihael Rot ka thënë se  të vrasësh njerëz është krim i tmerrshëm. S’ka rëndësi për mua se prej nga vijnë viktimat dhe kryerësit e veprës. S’më interesojnë nacionalitetet dhe etnitë fare. Së bashku shqiptarët  dhe serbët meritojnë të jetojnë në paqe, siguri, dinjitet dhe kufij të sigurt”, ka shkruar Roth në përgjigjen e tij ndaj presidentit serb.  Presidenti serb, Aleksander Vucic, në konferencën e djeshme për media ka komentuar një shkrim të deputetit gjerman Roth, i cili kishte thënë se bandat serbe me mbështetje direkte nga Beogradi ka shumë gjasë që të jenë përgjegjëse përsëri për vrasjen e policit kosovar. Keni mundur të dëgjoni sot se gjithçka erdhi nga Beogradi, se Serbia e bëri gjithë këtë dhe kjo flet mjaft çfarë qëllime kanë nga Roth deri te Fhelinger që bëri thirrje për bombardim të Beogradit”, ka thënë Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …