leoni

Ish-ministri i Ekonomisë, Ethem Çeku, ka ngritur kritika serioze ndaj mënyrës se si po zbatohet liberalizimi i tregut të energjisë në Kosovë

Ish-ministri i Ekonomisë Ethem Çeku ka kritikuar ashpër mënyrën se si është nisur procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, duke e quajtur këtë hap të nxituar, të dëmshëm për ekonominë dhe burim të pasigurisë energjetike. Sipas tij, energjia në Kosovë ka mbetur peng i politikave ditore, ndërsa mungesa e një vizioni afatgjatë ka bllokuar projektet strategjike dhe ka rritur varësinë nga importet. Çeku vlerëson se në vendet si Gjermania, Britania apo Polonia, energjia trajtohet si politikë kombëtare dhe çështje e sigurisë, ndërsa në Kosovë është shndërruar në instrument politik të qeverive të radhës, ku vendimet shpesh bazohen në llogari partiake e jo në analiza strategjike. Ai thekson se liberalizimi në kushtet aktuale, pa kapacitete të reja prodhuese, ka detyruar bizneset të lidhen me furnizues të jashtëm, duke i ekspozuar ndaj çmimeve të luhatshme ndërkombëtare dhe duke rritur kostot, çka ka prodhuar paqëndrueshmëri dhe jo konkurrencë të shëndetshme. Sipas Çekut, përfitimet nga liberalizimi mund të arrihen vetëm nëse paraprihen nga ndërtimi i kapaciteteve të brendshme të qëndrueshme dhe një strategji e depolitizuar për zhvillimin e sektorit energjetik. Ai apelon për një qasje të re ku energjia të mos përdoret më si armë politike, por të trajtohet si bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe siguri kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Heqja e tarifës 10% ndaj mallrave amerikane – sinjal për intensifikimin e investimeve nga SHBA

Heqja e tarifës prej 10 për qind për mallrat që importohen nga Shtetet e Bashkuara …