Ish presidentit Hashim Thaçi i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Në gjykatën speciale në Hagë është vendosur vazhdimi i paraburgimit për Hashim Thaçi edhe për dy muaj të tjerë, në kuadër të rastit për pengim të administrimit të drejtësisë. Vendimi është marrë nga gjyqtari i vetëm, Christoph Gosnell, i cili ka konstatuar se ekziston rrezik real që, nëse lirohet, Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor apo të kryejë vepra të tjera penale. Në këtë rast, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Së fundmi, mbrojtja e Smakajt dhe Kuçit ka njoftuar se nuk do të paraqesë prova në këtë proces, duke bërë të ditur se nuk kanë listë dëshmitarësh. Megjithatë, mbrojtja e Kuçit ka lënë të hapur mundësinë për paraqitje gjatë fjalëve përfundimtare. Ndërkohë, mbrojtja e Thaçit dhe Kilajt ka konfirmuar se do të paraqesë prova, kurse ajo e Fazliut nuk do ta bëjë një gjë të tillë, por ka rezervuar pjesëmarrjen në deklaratat hyrëse dhe përmbyllëse. Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026. Në kuadër të procesit, tashmë kanë dëshmuar disa dëshmitarë, përfshirë ekspertë të kriminalistikës dhe forenzikës digjitale.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku-Sadriu: Ka numra për zgjidhjen e presidentit, por mungon vullneti politik

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se në …