Ish-punëtorët e ‘SharrCem’ do të protestojnë me 1 maj

Ish-punëtorët e ‘SharrCem’ do të protestojnë me 1 maj

Ish-punëtorë të kombinatit ‘SharrCem’ kanë paralajmëruar protestë me 1 maj. Ata kërkojnë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që të kthejë kombinatin në duart e ish-punonjësve. ‘SharrCem’, prej pasluftës e deri në vitin 2010 ka qenë e komercializuar nga një kompani zvicerane. Në fund të vitit 2010, bordi i drejtorëve të AKP-së, pa procedura tenderuese e shiti ‘SharrCem’-in kompanisë greke ‘Titan Cement Group’, në vlerë prej 31 milionë euro. Punëtorët e këtij kombinati thonë se i kanë të gjitha argumentet që fabrika dikur më e madhja në rajon, ka përfunduar në duart e një grupi përfitues.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale në Hagë refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata speciale në Hagë, ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të tre ish-krerëve të …